• |
ide | kryesore

Kavajë/ Tentuan të vidhnin një banesë, në pranga dy të rinj me precedentë penalë

Lajme
Arjan



Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë dy persona, teksa po tentonin të vidhnin një banesë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale N.R., 33 vjeç dhe A.H., 37 vjeç, të dy banues në Kavajë, të cilët kanë një dosje të pasur penale, duke rezultuar si të dënuar edhe më parë për vjedhje.

Ndërkaq, dy të ndaluarit dyshohen të jenë edhe autorët e katër vjedhjeve të mëparshme të ndodhura në Kavajë në muajin prill. Gjatë kontrollit në automjetin e njërit prej të arrestuarëve, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të racionuar në disa doza.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *