• |
ide | kryesore

Krimet e luftës në Kosovë, kongresmeni amerikan: Serbët s’kanë Zot, janë të ndyrë

Planet



E përditshmja serbe “Blic” i ka kushtuar një artikull të posaçëm takimit të zhvilluar në fund të muajit prill mes kongresistit amerikan nga radhët e republikanëve, Tim Burchett-it dhe ish-presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagës. Në një video-postim të publikuar në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”, Burchett-i komenton takimin me Jahjagën dhe temën kryesore të diskutimit që ka të bëjë me krimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

“Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e Kosovës për krimet e luftës të kryera nga serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata. Ajo më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë zot. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta.”- është shprehur kongresmeni amerikan.

Kjo deklaratë e Burchett-it cilësohet si skandaloze nga “Blic”, që shkruan në formë shpagimi se kongresmeni ka qenë i përfshirë në çështje financiare duke u përpjekur të shmangë taksat. Video-postimi u bë viral në mediat serbe që e fajësojnë kongresistin për fyerje ndaj popullit serb.

https://www.youtube.com/watch?v=RAeIiazrsHA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *