• |
ide | kryesore

Mourinho polemizues si gjithnjë: jashtë formacionit të tij ideal të Champions CR7 e ‘armiku’ Pogba

Sport



I ftuar në Bein Sports për të komentuar finalen Tottenham-Liverpool, José Mourinho ka përzgjedhur edhe skuadrën e tij ideale të Champions League që sapo u mbyll. Në 11 titullarët e portugezit, ku Reds janë më të përfaqësuarit me 6 lojtarë, nuk gjejnë hapësirë Cristiano Ronaldo e armiku i tij Paul Pogba. Ky është formacioni i Special One, rreshtuar me 4-3-3, ashtu si Mou nuk ka luajtur kurrë: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, De Ligt, Robertson; De Jong, Van de Beek, Eriksen; Salah, Messi, Mané.

Nëse mungesa e Pogba, përtej problemeve personale, është e justifikuar duke qenë se francezi nuk ka lënë asnjë gjurmë në Champions League, bën shumë zhurmë lënia jashtë e një kampioni si Cristiano Ronaldo, që ndoshta në mendimet e teknikut portugez vuan daljen e parakoshme në cerekfinale përballë Ajax e një pjesë të parë të kompeticionit nën ton. Mourinho ka përzgjedhur edhe befasuesit e hollandezëve De Ligt, De Jong e Van de Beek, ndërsa finalisti Tottenham përfaqësohet vetëm nga danezi Eriksen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *