• |
ide | kryesore

Oferta tronditëse e Barcelonës: në lojë tre kampionë për Neymar

Sport



Akuzat për përdhunim, të zbrapsura me forcë nga Neymar, nuk e kanë zbehur aspak vlerën në merkato të brazilianit, që është kthyer të jetë emri i preferuar në Barcelonë. Ashtu si raporton ‘Mundo Deportivo’, katalanasit kanë ndërmend të bëjnë një lëvizje të paprecedentë për të rikthyer lojtarin në blaugrana.

Barcelona ka tre jolly për të bindur Psg të shesë yllin e tij. Bëhet fjalë për Philippe Coutinho, që mbërriti në Kamp Nou pikërisht për të zëvendësuar O’Ney, Ivan Rakitic, për të cilin më parë PSG ka prezantuar një ofertë prej 80 milionë euro, e Ousmane Dembelé, zbuluar nga Thomas Tuchel në kohët kur ishte trajner i Borussia Dortmund.

Në të gjitha rastet lëvizja e parë i takon kampionit brazilian, që duhet të dalë hapur dhe të bindë francezët ta lënë të lirë. Neymar në fakt prej kohësh flitet se nuk është i lumtur në Paris, duke u penduar për zgjedhjen e bërë kur u largua nga Barcelona, si lojtari më i shtrenjtë i transferuar në histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *