• |
ide | kryesore

Patozi: Zgjedhjet mund të shtyhen, por…

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë se zgjedhjet lokale nuk mund të shtyhen vetëm nëse e kërkon njëra palë pasi kërkon konsensus.

“Zgjedhjet shtyhen kur duan të gjitha palët. Presidenti nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet vetëm se do njëra palë. Ne jemi të përgatitur të futemi në zgjedhje dhe do futemi në këtë proces kurdo që të mbahen ato. Ne kemi dashur që në këtë proces të jenë të gjithë aktorët”, – tha Patozi në Report TV.

Ai thotë se vetëm protestat janë të pamjaftueshme për të rrëzuar qeverinë.

“Protestat janë të pamjaftueshme për t’i dhënë një goditje qeverisë. Unë mendoj se në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, nuk të jep të drejtën të bojkotosh të gjithë procesin politik. Ne do ta pranojmë se ai është një realitet që nuk kthehet më mbrapa.

Kam dëgjuar se në kushtet që mungon ky institucion presidenti mund të bëjë çfarë të dojë, por është e kundërta. Edhe kur ishte ajo gjykatë thuhet se ishte kapur nga qeveria. Ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe mungesa e saj nuk është për t’u neglizhuar por ky nuk mund të përdoret si argument për t’iu sulur institucioneve.

Unë besoj se këto 30 vjet kanë qenë të mjaftueshme që të mos shkojmë drejt një përplasje civile për karriget e dy -tre personave. Prandaj mendoj se do kapërcehet. Ne kemi hyrë për të fituar kudo ku marrim pjesë. Përndryshe nuk do kandidonim. ne mendojmë se Rilindja është në ditë të hallit. Aty ku ne kemi nxjerrë kandidat, mendoj se njerëzit do i përdorin kandidatët tanë si një moment shfryrjeje”, – tha Patozi. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Shume dakord me faktin se ajo qe ndodhi me gjykaten kushtetuese nuk mund te kthehet me pas. Mire apo keq duhet te vazhdoje kjo reforme ne drejtesi. Cdo perpjekje tjeter do te ishte edhe me shume humbje kohe. Nuk ka model perfekt per reformen. Ne zgjodhem kete dhe duhet ta cojme deri ne fund. Presidenti mund ta beje veprimin i njeanshem te shtyrjes se zgjedhjeve, jo duke perfituar nga mungesa e kushtetueses, por me vetedije te plote se po e e shkel kushtetuten ne emer te nje re mire me te madhe, duke marre persiper shkarkimin dhe ndoshta arrestimin.

  2. Elektorati i BD-se do “shfryhet” thote Pazoti!?
    I urojme te mos jete kaps me 30 Qershor,sepse do t’u fryhet prapanica ma vone!!

  3. Ti nuk beson se vendi shkon ne perplasje eeee?! por te gjitha rruget te cojne atje dhe ti personalisht je nje shkaktaret e saj o i shitur Terhiqu sa nuk eshte vone

  4. Ti nuk beson se nuk do te shkohet ne perplasje eeee?! por te gjitha gjasat jane te shkohet atje dhe ti personalisht je shkaktare kryesor pas KM Terhiqu sa nuk je vone ne rastese te ka mbetur pak dinjitet

  5. Po si nuk pashë që ky njeri me daljet e tij në publik të jetë në gjendje të bëjë qoft edhe një arsyetim llogjik normal në vlerësimin e situatës politike që i ka sjellë Shqipërisë qeverisja e korruptuar e Ramës, por veç llafos kodra pas bregut..
    Sigurisht që në demokraci, mendimi ndryshe është një nga elementet bazë të saj.
    Por Patozi duhet të kuptojë më në fund se nuk është “mendimi ndryshe” ai që e telendisi ate në shoqerinë shqiptare.
    Është veprimi ndryshe që e ka nxjerrë përfundimisht ate si jë politikan të dështuar, duke u bërë paterica e Edi Ramës.
    Që Rama tashmë duket kjartë se nuk e ka të gjatë në politikë, këtë e ka kuptuar edhe vetë, por do të bënte mirë edhe Patozi pa qenë vonë, që të tërhiqeshte nga marrëzia e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *