• |
ide | kryesore

Plagosi me plumb në kokë kushëririn, Gjykata lë në burg ish-efektivin e FNSH-së

Lajme



Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FSH), Flamur Karajn, i cili plagosi dy ditë më parë  gjatë përshkallëzimit të një konflikti, kushëririn e tij, Enver Karajn.

Mësohet se autori i sulmit, ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij, teksa është paraqitur i kushëriri, i cili pas një debati verbal, ka nisur ta grushtojë agresorin, që më pas ka shtënë në drejtim të tij me armën e shërbimit. Menjëherë pas ngjarjes, Karaj është paraqitur në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, ku ka deklaruar se ndihej i penduar për aktin që ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. “Ai po më godiste me dërrasë dhe pastaj  ndodhi akti.”- është shprehur autori i sulmit.

Prokuroria kërkoi për akuzën e “Vrasje e mbetur në tentativë” masën e sigurisë “arrest me burg”, që është kundërshtuar nga avokati i të akuzuarit, i cili ka kërkuar zbatimin e masës “arrest shtëpie”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *