• |
ide | kryesore

Roma piketon ‘njeriun e rekordeve’: tifozët shigjetojnë Pallotta…

Sport



Roma dhe Paulo Fonseca. Indicie që të çojnë drejt një konsiderate gjithnjë më të lartë nga stafi drejtues verdhekuq, ndaj teknikut të Shakhtar Donetsk, gjë që mund të përfundojë me zgjedhje finale. Një vendim që në njërën anë jep një fije hezitimi, për shkak të mungesës së eksperiencës me çështjen e kampionatit italian, nga ana tjetër është stimuli i rezultateve në aspektin e vlerësimit, kur merret në konsideratë një trajner të cilit po i besohet një cikël i ri.

Dhe këto janë treguesit më kryesor për Fonseca, me një palmares që rezulton me vendosjen e një rekordi dhe kjo nuk është pak: fitimi i shtatë trofeve, në vetëm tre sezone (tre kampionate, Kupa kombëtare dhe Superkupa, që vazhdojnë me një arritje prej 100 fitoresh në 135 ndeshje të zhvilluara, të shoqëruara me 10 suksese të njëpasnjëshme (rekordi absolut) në 24 ndeshje në një kampionat të vetëm. Aspekte që hedhin poshtë çdo dyshim dhe që do të mund ta shtyjnë Romën të thellojë diskutimet me një trajner që, pasi mori edhe komplimentet e një si Guardiola, u shpreh: “Nuk dua të jem kopja e askujt”. Të paktën, karakteri për të ndërtuar diçka nuk i mungon aspak.

ROMA, PARRULLA KUNDËR PALOTËS…

Por ndërkohë, në Romë vetëm situatë e qetë nuk është. Ka patur protesta të reja, nga një pjesë e tifozerisë romane, kundër presidentit të klubit verdhekuq, James Pallotta. Gjatë natës, në zona të ndryshme të kryeqytetit, janë shfaqur parrulla të ndryshme të mëdha me mbishkrimin: “Pallotta ik menjëherë, Roma do Ferrero”. Të gjitha parrullat mbajnë të njëjtin mbishkrim dhe referimi ndaj Ferrero rithërret në një farë mënyre interesin e klubit verdhekuq, të manifestuar shumë herë në të kaluarën, ndaj presidentit aktual të Sampdorias, Massimo Ferrero, që është roman dhe tifoz romanist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *