• |
ide | kryesore

Salah tremb Liverpool e bën të ëndërrojë Real Madrid: “Për të ardhmen nuk flas”

Sport



Afirmimet e Mohamed Salah në lidhje me të ardhmen e tij (“tani nuk mund të flas”) në përfundim të finales së Champions League fituar nga Liverpool, nuk kanë kaluar pa vëmendje në shtëpinë e Real Madrid. Ashtu si bën të ditur e përditshmja spanjolle ‘As’, që vitin e kaluar blancos kishin bërë një tentativë për të marrë në Bernabeu sulmuesin egjiptian, por ishin tërhequr përballë kërkesës së Reds prej 200 milionë euro.

Një vit larg nga ajo periudhë, skenari ka ndryshuar pjesërisht: Casa Blanca, vjen nga një sezon i komplikuar dhe ka nevojë të madhe të përforcohet. Në të njëjtën kohë, ish-lojtari i Chelsea e Roma është më i gatshëm ti japë lamtumirën Premier League. Konkuorenca për Salah në të gjitha rastet është e egër: Bayern Mynih e Manchester United janë gati të lëvizin për sulmuesin në rast të lamtumirës së tij nga Anfield Road.

Problem për Merengues do të jetë raporti i thyer mes kapitenit të Real Sergio Ramos e sulmuesit egjiptian, pas incidentit të ndodhur në finalen e Champions League një vit më parë në Kiev. Mbrojtësi që i shkaktoi dëmtimin Salah në finale, nuk u mjaftua me kaq, sepse debatet vazhduan edhe në distancë e vështirë se Salah e harron këtë gjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *