• |
ide | kryesore

Stoltenberg në Shkup: Maqedonia e Veriut i gëzon që tani përfitimet si anëtare e NATO-s

Lajme



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar gjatë vizitës në Shkup se Maqedonia e Veriut i gëzon që tani përfitimet si anëtare e ardhshme e NATO-s.

“Së shpejti, kur procesi i anëtarësimit tuaj do të përfundojë, do pres me padurim Maqedoninë e Veriut si vendi i tridhjetë anëtar në Aleancën tonë.

Me padurim pres gjithashtu që ta shoh flamurin tuaj duke valëvitur para selisë sonë në Bruksel, si dhe në misionet dhe operacionet tona gjithkund në botë”, u shpreh Stoltenberg.

Sipas Stoltenbergut, anëtarësimi në aleancën veri-atlantike është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë rajonin, por kjo vlen edhe anasjelltas.

Gjithashtu Stoltenberg ka shtuar se Maqedonia e Veriut po i merr që tani përfitimet: investimet po rriten dhe vitin e fundit ato janë shtuar me të paktën tre herë, e kjo situatë për Stoltenbergun, përforcon sigurinë dhe prosperitetin e vendit.

Shefi i NATO-s gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut e përgëzoi edhe njëherë Maqedoninë e Veriut për marrëveshjen e paprecedentë mes Shkupit dhe Athinës, ku me një vendosmëri historike dhe këmbënguljeje u arrit të shkruhet historia duke zgjidhur mosmarrëveshjen prej disa dekadash për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

Shefi i NATO-s tha se të dyja vendet me këtë ujdi treguan se e pamundura mund të bëhet realitet dhe mosmarrëveshjet mes fqinjëve mund të marrin fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *