• |
ide | kryesore

Thaçi në takim me delegacionin fracezo-gjerman: Taksa ndaj Serbisë nuk hiqet

Planet



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim zyrtar këshilltarët diplomatikë të presidentit francez, Emannuel Macron dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel. Gjatë bisedës së zhvilluar, Thaçi është shprehur se dialogu me Serbinë duhet të rivendoset pa kushtëzime dhe se tarifa 100 % ndaj mallrave dhe produkteve me origjinë serbe, duhet të mbeten në fuqi. “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin.”- ka theksuar kreu i shtetit të Kosovës.

Thaçi rishprehu pakënaqësinë ndaj Bashkimit Evropian, që sipas tij po bën vlerësime me standarte të dyfishta, duke i mbajtur shtetasit kosovarë të izoluar dhe duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë. Më herët, në Forumin për Siguri që u mbajt në Budva gjatë fundjavës së shkuar, Thaçi e cilësoi vonimin e liberalizimit të vizave si një diskriminim, që me gjasë do të krijojë premisat për nxjerrjen në pah të ideve populiste dhe nacionaliste. “Sa më tepër që vonohet BE do të ketë më shumë popullizëm dhe ide nacionaliste më të fuqishme në gjitha shtetet e rajonit. Falë urtësisë për durimin kemi tejkaluar dhe një gjendje jo të lehtë mes dy shteteve për demarkacionin. Ky izolim i Kosovës po duket si një diskriminim. Nëse mbetët i izoluar, Kosova do të ketë ide dhe frymë më shumë populiste dhe nacionaliste.”- tha mes të tjerash Thaçi pas punimeve të Forumit të Sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *