• |
ide | kryesore

Vdekje me 237 km/h: publikohet foto e fundit e Reyes

Sport



Ka qenë shpejtësia shkaktare për daljen nga rruga të makinës me të cilën udhëtonte José Antonio Reyes, ish-lojtari i Sevilla, Arsenal, Real Madrid e Atletico, që humbi jetën të shtunën në një aksident rrugor. Kjo është ajo që lexohet në raportin e Guardia Civil, si bën të ditur ‘Mundo Deportivo’. Mercedesi i drejtuar nga spanjolli po udhëtonte me 237 km/h në autostradën A-376 në drejtim të Utrera, qyteti i lindjes i Reyes, përpara se të dilte nga rruga për shkak të shpërthimit të një prej gomave, që i shkaktoi përmbysjen dhe më pas mori flakë.

Ndërkohë, Juan Manuel Calderón, kushëriri i Reyes, i mbijetuar ndaj aksidentit – ka pësuar plagë në 65% të trupit dhe është ende në spital – ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto nga brenda makinës të bërë pak minuta para përplasjes. Në makinë, ulur në ndenjëset e pasme edhe kushëriri tjetër, Jonathan Reyes, që humbi jetën bashkë me ish-lojtarin e Real.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *