• |
ide | kryesore

Trump dhe May nuk i japin dorën njëri-tjetrit gjatë takimit (Video)

Planet



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është takuar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May-n, gjatë vizitës së tij treditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Teksa të dy udhëheqësit janë takuar, ata kanë shmangur shtrëngimin e duarve. Presidenti Trump dhe Zonja e Parë u takuan me Kryeministren May dhe bashkëshortin e saj, Philip.

Në momentin që Philip shtrëngoi duart me Trump dhe Melaninë, kryeministrja May i dha dorën vetëm Zonjës së Parë dhe jo Presidentit, duke i drejtuar më pas të gjithë nga hyrja kryesore.

Trump është pritur me protesta në disa qytete të Britanisë. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se presidenti i SHBA-së është mjaft i papëlqyeshëm në mesin e britanikëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *