• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë/ Makina kthehet përmbys, plagoset rëndë shoferi

Lajme



Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Nga informacionet paraprake të komunikuara nga Policia, mësohet se drejtuesi i automjetit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Makina ka përfunduar përmbys në Unazën e qytetit, ndërkohë që i lënduari me plagë të rënda është dërguar menjëherë drejt Spitalit, ku ndodhet në rrezik për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *