• |
ide | kryesore

Anglia shpenzon 25 mln paund për të garantuar sigurinë e Trump

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ndodhet në Angli në një vizitë zyrtare, ndërsa ajo që ka marrë vëmendjen e mediave botërore është fakti i ‘blindimit’ të rrugëve. Për të garantuar sigurinë e tij, janë angazhuar mijëra policë britanikë. Shteti anglez ka shpenzuar rreth 25 milionë paund për të garantuar sigurinë e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Donald Trump shoqërohej nga 14 makina. “Bisha” presidenciale me të cilën udhëton Trump është e vështirë të sulmohet, ndërsa siguria e saj është në nivelet e përsosmërisë. Por sa kushton kjo makinë? Sipas mediave angleze bëhet fjalë për një veturë prej 1.5 milion dollarë, e cila iu prezantua  Donald Trump gjatë vitit të kaluar dhe u zëvendësua me “Cadillac One”. Kjo e fundit ishte përdorur edhe nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Modeli i kësaj makine është i pajisur me teknologjinë më moderne, xhamat i ka të blindur, kabina brenda është e pajisur me telefon satelitor dhe gomat nuk ka asnjë shans që të shpohen nga ndonjë sulm i mundshëm.

“Ajo gjithashtu është  ideuar t’i rezistojë plumbave të pushkëve automatike, gazit lotsjellës, e në rast të ndonjë lëndimi, brenda veturës ka doza gjaku me grupin Rh-negativ siç e ka edhe presidenti”-raportojnë mediat angleze. Gjithashtu edhe hapja e derës nuk bëhet pa autorizim.  Nëse një person tenton të hapë derën pa leje, makina ka një goditje prej 120 volt, e përllogaritur për ta hedhur personin direkt në tokë.

Rrugët në Angli janë mbushur me agjentë britanikë dhe amerikanë, ku survejimi i çdo pjese është detyrë parësore e tyre, duke ruajtur kështu që presidenti të përfundojë vizitën pa patur asnjë problem.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *