• |
ide | kryesore

Basha përgjigjet për 7 letrat e Ramës

Lajme, Të fundit

Lulzim Basha për herë të parë është përgjigjur për 7 letrat që i ka dërguar Rama. Nuk bëhet fjalë për një “kthim përgjigje” për Kryeministrin, por i është përgjigjur gazetares së DW që e pyeti drejtpërdrejt për këto letra.
DW: Ju mund t’i bëni të gjitha këto biseda edhe me Ramën. Ai ju ka bërë 7 letra deri tani.

Lulzim Basha: Kjo nuk është çështje personale midis meje dhe zotit Rama. Këtu bëhet fjalë për një qasje serioze dhe një përkushtim të dimensionit europian.

Prandaj, ndodhem sot unë këtu dhe jo zoti Rama. Prandaj ndodhem unë sot këtu si interlokutori i autoriteteve gjermane dhe i kapitalit te industrisë gjermane, sepse zoti Rama ka humbur shansin të tregojë seriozitet me përkushtimin ndaj standardit europian. Si mund të pritet nje zgjidhje përmes letrave, ndërkohë që nuk trajton problemet kryesore të krizës?

Problemi kryesor i krizës është një Parlament i dalë nga vota e vjedhur me krimin e organizuar. Problemi kryesor i krizës është rënia e të gjithë institucioneve të drejtësisë, kapja e te gjithë pushteteve në një dorë. Problemi kryesor i krizës është mungesa totale, siç vihet re edhe këtu, e investimeve perendimore apo i investimeve gjermane. Është rënia e ekonomisë ne duart e krimit të organizuar. Sot në Shqipëri aktiviteti kryesor ekonomik, është pastrimi i parave te pista. Shkaktari i këtyre problemeve nuk mund të jetë zgjidhja e këtyre problemeve. Ndaj, parashtrimi i opozitës, zgjidhja politike që ne kemi parashtruar është rruga e vetme për të shmangur konfliktin civil, për të shmangur çmendurinë e shkuarjes drejt zgjedhjeve fallco, moniste, prapë të diktuar nga krimi, prapë me kandidatë kriminelë dhe mbylljes përfundimtare të derës së Europës.

Ndaj, mund t’ju them nga Berlini, ju dhe teleshikuesve tuaj, se jam me shumë shpresë nga këto takime, tashmë në gjysmën e aktivitetit tim, – do të vazhdoj edhe gjatë pjesës tjetër të ditës, në takime të nivelit të lartë, – se me ndihmën e partnerëve gjermanë, me ndihmën e partnerëve europianë, ne do të mund ta tejkalojmë këtë krizë, do ta hapim rrugën e Europës. Por kjo kalon përmes marrjes së përgjegjësive politike nga shkaktarët e kësaj krizës, përmes largimit të Edi Ramës, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

DW: Këto janë çështje morale, që duhet ta zgjidhë secili me moralin e tij. Një dorëheqje është çështje morali…

Lulzim Basha: Në rastin konkret është çështje stabiliteti politik. Është çështje e së ardhmes europiane të vendit dhe nuk është vetem çështje morale.

13 Comments

  1. Po te ishte denuar ky dhe Berisha kohe me pare per zullumet e tyre Rames as do ti shkonte mendja per te tilla gjera. Prandaj dhe situata arriti ne kete pike.

    1. i pa mer e me mut ne tru,e pse te denohej berisha e luli,qe ju ben njerz nga krymba qenefi te negjmijes qe ishit,qe ju beri me liri levizje,drita,rrug,shkolla,ujsjelles etj.ju nuk deshet ket tabi edvini nga gjysem njeru qe ju beri saliu po ju krthen prap ne origjin pra krymba qenefi,neandertal e homo floriensis.qfar beri edvini ne 6 vite o mut enveri trego,qfare vetem nji sukses.

    1. Ti duhet te jesh ai majmuni qe hipen siper pemeve apo institucione si godina e parlamentit dhe nuk.ke zbritur akoma. Prandaj dhe PD ka arritur ne kete pike dhe nuk ka lidhje me ate te 90-tes.

  2. Qelbesira Kryeminister I Koncesioneve, nuk po le Rruge majtas djathtas pa lidhur kontrate poshteruese me Oligarket.
    Monster. Na futi ne Borxh.
    Nuk I dha voten njeri Qelbesires te dhurove Rrugenne Kombit tek 2 Oligarke dhe ta beje me pagese.

    Ore hajvane militante Rilindas.
    Po ju prek xhepin Qelbesira, por Ju, Partia mbi te gjitha, thoni.

    Po na jep me Koncesion te gjitheve.
    Keni ndonje mendim, apo Saliu e ka fajin, 6 vjet me pare?

    Kontratat e KONCESIONEVE Jane per ne Burg.

    Por Qelbesira ka kapur prokurorine dhe gjykattat.

    Parlamenti mos o Zot.
    Miraton cdo gje qe I dergon Qelbesira, edhe Mut ti coje, e ha.

  3. 20.21 Kur ke ardhe ti ose prinderit e tu ne qytet me keq keni bere duke hypur ose kan hypur ne gardhin tim me vjedh edhe hurma..Por nuk ju thame kurr cercen.apo te ligj.Therriti mendjes shko puno behu dikush o ipevlere

  4. moral qenefi negjmije esht me ja shit gruan quqit e me ja ble thabas gjillarit,pastaj me ja shit grua e vlla grekve per 10 vite siq bri me makoqin e gregorin dhe me u kujtu se ke vlla vetem kur greket ja rriten vllaun gregor.bythqir esht rama,erion velija,i pa emer e roshi,nuk dalluan gruan e tyre griselda a ishte shtatzen por saliu i nxorri JASTEKUN GRISELDES.jy esht morali i dhjerjeve te stalinit edvin taulante erionka balla veliu rama.

  5. Te paguash Oligarket ne rrugen e Kombit, dhe ti japesh para se i duhen, e quan pune ti Rilindas?

    Ky Qelbesire po na vjedh si dreqi.

  6. Ka kater muaj qe e keni futur veten,pd-ne, demokratet dhe shqiperine ne rremuje.Jo se nuk ke te drejte ne ca gjera qe thua, por nuk ke ofruar asgje qe ta mbushi mendjen se e ke seriozisht.Dhe kur ne krahun tend ke dhe LSI-ne,qe flet per blerje votash….njesoj politikane maskarenj jeni te gjithe duke filluar nga me I gjati(KM).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu