• |
ide | kryesore

Bizneset nga vendet e BE-së braktisin Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Bizneset e BE-së po largohen nga Shqipëria. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 141 sipërmarrje kanë mbyllur aktivitetin gjatë vitit të kaluar. Në total në vendin tonë gjatë 2018 numëroheshin 6.259 biznese aktive me pronësi të huaj nga të cilat 4 mijë e 56 ishin nga vendet e Bashkimit Europian.

Por pavarësisht rënies së bizneseve nga BE kemi një rritje të numrit të sipërmarrjeve nga vende të tjera jashtë Bashkimit Evropian. Në raportin e fundit të Komisionit Evropian Shqipëria vlerësohet si problematike në lidhje me konkurrencën, zbatimin e ligjit në lidhje me pronësinë, dhe paqëndrueshmëria e politikave fiskale.

Investitorët e huaj në Shqipëri kanë kryesisht 1-4 punonjës dhe operojnë në sektorin e tregtisë. Ndërkohë ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar zënë një peshë shumë të vogël në ekonominë tonë. Kryesisht bizneset Evropiane janë nga dy vendet fqinje Greqia dhe Italia dhe Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 52,8 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej.

Këto investime janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës. Edhe përgjatë viti që lamë pas në ekonominë shqiptare 90% e bizneseve rezultojnë të jenë të vogla dhe kanë deri në 4 punonjës ose më saktë janë biznese familjare.

Ndërkohë me më shumë se 50 të punësuar numërohen vetëm 1.2% e ndërmarrjeve një raport ky i pandryshuar prej disa vitesh duke treguar se zhvillimi i ekonomisë mbetet i vështirë dhe në të njëjtin standard. Shqetësues është edhe fakti se orientimi i ndërmarrjeve mbetet tregtar dhe jo prodhues çka nënkupton se rritja e rrogave apo numri i të punësuarve mbetet stabël.



3 Comments

  1. Bizneset dhe tregtinë lidheni me botën që ju pranon si të barabarët dhe jo, si të përbuzur. Lidhuni me ekonominë kineze japoneze dhe vendet tjera të globit, sepse nuk janë biznese vetëm ato që kanë ardhur si kolonizatorë të shekullit të XVIII a XIX, por edhe pjesë të tjera të botës së pabarabarët. Askush nuk mund t`ua diktoj juve në vendin tuaj se me kë do lidhëni tregëti a biznese. Ju duhet ta kuptoni se koha e skllavërisë ende nuk ka marrë fund, mdje ajo vec sa po riorganizohet që të jetë pjesë dhe motor i shoqërive që janë mësuar të jetojnë me të tilla ndytësira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *