• |
ide | kryesore

Çështja Neymar, befasi dhe mashtrim: denoncimi i parë nuk ishte për përdhunim

F1, Sport



Cështja Neymar po befason gjithnjë e më shumë. Studio ligjore e ngarkuar fillimisht nga vajza braziliane që akuzon futbollistin për përdhunim, ka bërë të ditur se është tërhequr nga detyra sepse kërkesa fillestare ishte e një denoncimi “për agresion, jo për përdhunim”. Vajza kishte pranuar “se raporti që ka patur me Neymar Jr. ishte konsensual (si ka provuar ta dëshmojë edhe O Ney duke publikuar disa foto në Instagram), por gjatë aktit lojtari ishte bërë i dhunshëm”.

Zgjidhja e mandatit, ka shpjeguar për Jornal Nacional studio ligjore Josè Edgard da Cunha Bueno Filho, lidhej me një divergjencë mbi linjën ligjore e disa kontradikta në versionin e fakteve të viktimës së pretenduar. “Isha kundër cdo veprimi të ekzagjeruar”, ka shpjeguar ish-avokati i akuzueses. Në këtë drejtim lëvizi edhe studio që mbronte vajzën, duke fiksuar një takim me përfaqësuesit e sulmuesit të Psg.

“Fatkeqësisht Neymar e minimizoi incidentin”, deklaruan ish-avokatët e vajzës. Sjellje që e bëri të precipitojë situatën, me një ndryshim skenari. Sipas fakteve, në 31 maj akuzuesja e Neymar mori avokatë të rinj, duke e transformuar deononcimin për agresion në një akuzë formale për përdhunim. Sipas Fernandes Abreu, kjo mund të kthehet në akuzë për vajzën. Raportet mjekësore të spitalit flasin për shenja agresioni, jo dhune seksuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *