• |
ide | kryesore

E trishtë/ I riu që u vetëvra sot në Tiranë ishte pushuar nga puna si mësues

Lajme, Të fundit



Një person i moshës rreth 30-vjeç, ka rënë nga kati i 8-të i një pallati mesditën e sotme në zonën e Yzberishtit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme

Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja ku burime bëjnë me dije se i riu vuante nga depresioni. Mendohet se problemet e shëndetit mendor kishin ardhur pas largimit të tij nga puna. Mësohet gjithashtu se 30-vjeçari punonte si mësues dhe përpara disa kohësh ai është shkarkuar për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë viktima ishte i fejuar.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme tek kompleksi i pallateve “Lin. Construction” në Yzberisht rreth dy orë më parë.



5 Comments

  1. “””‘ ku burime te sigurta bëjnë me dije se…..””””

    Rrofshin keto burimet e sigurta te lapsit se pa to nuk do kishim telenovela cdo dite.

  2. Raste te tilla te dashur lexues do te kemi me shume pas shtatorit te ketij viti. Z. Bushati te lutem publiko pak udhezimin e ri te MAS sipas te cilit pas renies se numrit te nxenesve(fale ikjeve masive) mesuesi di te duhet te shkarkohen pavaresisht eksperiences ne pune prej mbi 20 vite pune. Nuk i le as ne dispozicion por i shkarkon kjo per te vetmen arsye se keta mesues mjeshter titull ky qe ia jep ligji pas kualifikimit 20 vjecar, do te duhet per tu ripunesuar ti nenshtrohen portalit dhe te sfidohen nga keto mesueset e reja me diploma e certifikata fiktive te gjuheve te huaja. Pra ne shkolla do te rriten pseudo shkencetaret dhe do te dalin ne rruge metodistet. Z. Bushati te lutem kthejini syte nga arsimi se kjo injorantja ministre e shkateroi. Kjo te dashur eshte e qellimshme se keta politikane popullin shqiptar e duan te paarsimuar qe ta nenshtrojne e tua lene gati pinjolleve te tyre qe po i shkollojne jashte e qe do te jen me autoritare se prinderit e tyre. Ju lutem ju pergjerohem reagoni se do te jete shume vone per femijet tane.

  3. Corganizim i organizuar.
    Keqardhje per mesuesin, neveri per qelbesirat. Po qe se ky vend do shkoj keshtu me mire mos te egzistoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *