• |
ide | kryesore

Euroactiv: Hollanda “hodhi në erë” shpresat e shqiptarëve për çeljen e negociatave me BE-në

Lajme, Të fundit



Media online Euroactiv, e specializuar për artikujt e politikbërjes europiane, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe përpjekjeve të saj për të çelur negociatat me BE-në.

Duke iu referuar kërkesës së Parlamentit holandez drejtuar KE-së për heqjen e regjimit të lëvizjes pa viza të shqiptare, Euroactiv e sheh këtë lëvizje si ‘hedhje në erë’ të shpresës së shqiptarëve për të çelur negociatat me unionin e madh evropian, përpos rrezikut të rikthimit të kufizimit të lëvizjes së lirë.

Artikulli i Euroactiv:

Probleme në Tiranë. Një kërkesë nga qeveria e Holandës për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët po shqyrtohet nga Komisioni Europian pasi një shumicë e parlamentit holandez votoi në favor të masës.

Një zëdhënës i ekzekutivit të BE nuk komentoi mbi rezultatin e mundshëm të vlerësimit të hënën. Ligjbërësit holandezë mbështetën një mocion që pretendon se mafia shqiptare është e lirë për të lëvizur nëpër Evropë për shkak të regjimit pa viza, i cili ka qenë në vend për më shumë se një dekadë.

Nëse Komisioni do të pajtohej me vlerësimin holandez, atëherë Këshilli i BE do të nënshkruante për ndryshimin e rregullave të vizave, megjithëse duket e pamundur që ekzekutivi të arrijë në atë përfundim, pasi kohët e fundit rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Por kjo nuk është shqetësimi i vetëm për Tiranën këto ditë. Burimet diplomatike thonë se Haga nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. EUROACTIV



7 Comments

    1. Ama e shkrojti ky portali ‘EUROACTIV’… atehere qenka fjale e sigurte.. Nuk hapen negociatat.
      U vendos kjo pune.

  1. S’qenkan zgjuar ushtaret e Cendrifuges qe te komentojne se “sa qenkesh gezuar Shkullaku”?
    Se Partija s’feston as Bajram…..
    T’rroj’ Partija!

  2. Ketyre nuk u plas shume per negociatat por i duan ato thjesht si trofe per te ndejtur ne pushtet sa me gjate. Edhe nese hapen negociatat nuk eshte se do anetaresohesh ne BE te nesermen prandaj mos u ushqeni kot me iluzione. Ngrihuni dhe largoni kedo politikan qe ka vjedhur pa dallim majtas apo djathtas sepse eshte e vetmja zgjidhje per te ecur perpara

  3. rama nuk don antaresim se e fusin ne burg per tre sekonda.ter ai kanabis,kokain,ter keto ppp dhe ththth lejn gjur dikund.ththth qe i bie thith thith thith palla frroku,iliri,ndoke,roshi e doshi qe u bente e i ben rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *