• |
ide | kryesore

Hazard transferohet tek Real brenda javës: 120 milionë euro për Chelsea

Sport



Pas zërave dhe tratativave të tejzgjatura, Eden Hazard është tani një hap larg Real Madrid. Disa përfaqësues të Blancos kanë fluturuar drejt Londrës për të mbyllur tratativën me Chelsea brenda kësaj jave. Për kampionin belg, Real është gati të vendosë në tavolinë 120 milionë euro. Shifër që do ta bënte Hazard lojtarin më të shtrenjtë të historisë së klubit spanjoll, përpara Bale e Cristiano Ronaldo.

Momenti i njoftimit të rëndësishëm, në Madrid, duket tashmë shumë pranë. Blancos kanë ndërmend të përcaktojnë të gjithë detajet në ditët e ardhshme me Blues e të zyrtarizojnë transferimin e Hazard brenda fundit të kësaj jave. Një goditje e jashtëzakonshme, për ti dhënë start revolucionit të madh pas një sezoni shumë zhgënjyes për merengues.

Për të përforcuar skuadrën, këtë verë Perez është gati të investojë 300 milionë në merkato. Në pritje të shitjes së disa lojtarëve që nuk bëjnë më pjesë në projektin e Zidane, përvec Hazard, Blancos kërkojnë të sjellin në Madrid të paktën dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm: mbrojtësin e krahut Mendy e sulmuesin Jovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *