• |
ide | kryesore

Itali/ Përplasjet në koalicionin qeveritar, Conte: Dorëhiqem nëse nuk kapërceni krizën

Planet



Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka paralajmëruar se do të dorëhiqet nga detyra, në rastin e vazhdimit të përplasjeve mes partive të koalicionit qeverisës, Lëvizjës “5 Yjet” dhe “Lega”-s. Conte nuk ka përjashtuar as mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, për t’i dhënë fund mospajtimeve të shpeshta mes ekzekutivit. “Unë dua të bëj një gjë të qartë, unë nuk do të përpiqem të qëndroj me çdo kusht në këtë pallat. Nëse anëtarët e koalicionit nuk marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, siç kam kërkuar, unë do t’i dorëzoj mandatin tim Presidentit të Republikës.”-  tha Conte.

Populistët e djathtë të “Lega Nord”-it dhe ligjvënësit antiestablishment të Lëvizjes “5 Yjet”, kanë hasur kundërshti për një sërë politikash, duke filluar nga tema polemike e emigracionit, projektet e rëndësishme të infrastrukturës  e deri tek çështje të parëndësishme në rang vendi. Përplasja u intensifikua pas zgjedhjeve europiane të fundmajit, ku “Lega” nën drejtimin e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, arriti të kryesojë si forcë e parë politike me 34 % të votave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *