• |
ide | kryesore

Kanabis në Librazhd/ Policia proçedon kryeplakun

Lajme, Të fundit



90 kubikë me fara kanabis janë gjetur nga policia e Librazhdit pranë fshatit Ballgjin, në një zonë të pyllëzuar. Menjëherë pas kapjes së kubikëve të kanabisit, policia ka proceduar edhe kryeplakun e fshatit, shtetasin me iniciale R.C për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve që fshihen pas mbjelljes së kanabisit.

“Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit Librazhd kanë ushtruar kontroll në një zonë të pyllëzuar të fshatit Ballgjin të Librazhdit , ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan rreth 90 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis.

Në përfundim të veprimeve u proçedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ballgjin shtetasi R.C., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”-njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *