• |
ide | kryesore

Korça nën panikun e tërmeteve, vijojnë lëkundjet e tokës në disa fshatra

Lajme, Të fundit



Nuk kanë reshtur as ditën e sotme lëkundjet e tokës në zonën e Korçës, si pasojë e nëntërmeteve që kanë rënë pasditen dhe mbrëmjen e djeshme.

Janë regjistruar së paku katër tërmete të lehtë me epiqendër në fshatin Nikolicë. Lëkundja më e fortë është shënuar në orët e para të mëngjesit me magnitudë 2 ballë.

Në bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet në rajonin e Korçës, numërohen 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave janë të pabanuara. Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *