• |
ide | kryesore

Pogba i thotë po Juventus: bardhezinjtë mbajnë në shënjestër Milinkovic-Savic

Sport



Në pritje të njoftimit për trajnerin e ri, Juventus ka nisur punën për të riformatuar mesfushën. Drejtuesit bardhezinj lëvizën me shpejtësi për të gjetur një akord me Sergej Milinkovic-Savic, që përpara fundit të kampionatit por, pavarësisht hapësirës së lënë në deklaratat e fundit nga Lotito, divergjencat mbi vlerësimin e serbit kanë vështirësuar tratativën. Juve vendos në tavolinë 60 milionë euro, Lazio synon 90: e për këtë mënyrë kthyer prioritet Paul Pogba.

Mesfushori francez është zgjedhja e parë e Paratici. Problemi është që Manchester United ka kërkuar gjithnjë një shifër që kalon 100 milionë euro, ndaj dhe bardhezinjtë kishin kthyer sytë nga Milinkovic-Savic, me idenë për të shpenzuar gjysmën e shifrës së francezit.

Por nëse Lazio vazhdon të kërkojë 90 milionë, atëherë Juventus do të merret me Pogba, që sipas medias angleze ka dhënë disponibilitetin e tij për tu kthyer në Torino, në shoqërinë që e bëri të madh e ku gjendet si në shtëpi. Për më tepër me Red Devils mund të mendohet edhe një këmbim me Paulo Dybala: sondazhio i Paratici ka nisur, por ndeshja për mesfushën është e dyfishtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *