• |
ide | kryesore

Rruga Tiranë- Elbasan hapet plotësisht për trafikun

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga sot, rruga Tiranë- Elbasan do të jetë plotësisht e hapur për trafikun. Lajmin e ka dhënë Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili përmes një njoftimi të shkurtër bën me dije se aksi Tiranë- Elbasan është i hapur në të dyja kahet e saj.

“Pas punës intensive të këtyre muajve, ARRSH ju njofton se rruga Tiranë – Elbasan sapo u hap e plotë për trafikun dhe të gjitha mjetet, në të dyja koristë e saj, pa asnjë kufizim dhe konform te gjitha normave dhe standardeve të sigurisë. Vonesa e shkaktuar ka ardhur për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik për shkak të reshjeve që kanë shoqëruara këto muaj. Tashmë rruga është hapur plotësisht dukë shënuar një tjetër premtim te mbajtur për qytetarët”, njofton ARRSH.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu