• |
ide | kryesore

Rummenigge konfirmon largimin e James Rodriguez: Ancelotti e CR7 nisin misionin

Sport



Tani ka një siguri, James Rodriguez do të largohet nga Bayern Mynih në këtë verë. Klubi kampion i Gjermanisë nuk do të ushtrojë opsionin për të blerë kartonin e lojtarit nga Real Madrid për 42 milionë euro. “Më ka thënë privatisht që do ti kërkojë klubit të mos e bëjë – ka thënë Ceo i bavarezëve Karl Heinz Rummenigge për ‘Sport Bild’. “Dëshiron të luajë, të jetë titullar e protagonist, dicka që këtu nuk mund ta ketë, e për këtë më vjen keq”, ka shtuar Rummenigge.

James Rodriguez do të largohet kështu nga Bayern pas dy sezonesh – në të fundit ka koleksionuar 28 prezenca mes Bundesliga, Champions League e Kupës së Gjermanisë, duke realizuar 7 gola – për tu kthyer tek Real Madrid, ku nuk është i destinuar të qendrojë. Rodriguez nuk hyn në planet e Zidane, por natyrisht hyn në planet e shumë klubeve të tjerë, ku mes të interesuarve është edhe Napoli e Juventus.

Ancelotti ka kontaktuar personalisht me agjentin e sulmuesit, Jorge Mendes: tekniku i Napoli do të kthehej ta kishte nën urdhëra kolumbianin pas eksperiencave të para me Real e më pas Bayern. Por nga Gjermania bëjnë të ditur se Juventus ka vënë një as për të bindur James dhe ai është Cristiano Ronaldo. “Preferoj Napoli apo Torino? Nuk e di, ndoshta Medellín. Jam i qetë, mendoj vetëm për kombëtaren. Pastaj të shohim”, ka thënë lojtari nga qendra e grumbullimit e Kolumbisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *