• |
ide | kryesore

“Shtatë lojtarë të blerë”: Skandali i basteve në Liga bie mbi Valladolid-Valencia

Sport, Video



Një javë pas arrestimeve të para, kanë dalë detaje të reja nga skandali i trukimeve të rezultatit që po trondit Spanjën. Periodikja El Mundo ka publikuar transkriptimin e disa përgjimeve mbi Valladolid-Valencia, ndeshje e javës së fundit në Liga, në kampionatin që sapo u mbyll, me miqtë të kualifikuar në Champions League. “Ka një akord mes burrash, shtatë lojtarë të blerë. Valencia fiton si në pjesën e parë ashtu dhe të të dytën, duke shënuar një gol për pjesë. E ke parasysh cfarë është, por askush nuk mund ta zbulojë” i thotë në telefon një miku, Carlos Aranda, lideri i organizatës pas trukimit të pretenduar. Ndeshja përfundon pikërisht 0-2 me gabime në mbrojtje në të dy rastet e golit.

Shtatë lojtarët janë të gjithë të Valladolid e ndërmjetësi mes Aranda e lojtarëve është zbuluar se të jetë Borja Fernandez, kapiteni i skuadrës, që u tërhoq nga futbolli pikërisht pas ndeshjes: ai ka marrë para nga Raul Bravo (ish Real Madrid) për të bindur 6 të tjerët, gjë që ka ndodhur – sipas gjykatësve – në shtëpinë e sulmuesit Keko.

Pjesa kryesore e përgjimeve në duart e hetuesve, i takon pikërisht Aranda, më i kujdesshëm ka qenë Raul Bravo, që ka ndryshuar shpesh smartphone për të qenë më pak i arritshëm. Në pritje të procesit, Aranda e Bravo janë liruar me kusht.

https://www.youtube.com/watch?v=uAJ2RWE1Dho



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *