• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fjalimi brilant i deputetit serb para Vuçiç: Bëj paqe me Kosovën!

Lajme, Të fundit



Deputeti serb, Cedomir Jovanoviç, gjatë një seance parlamentare ku ishte i pranishëm edhe presidenti Vuçiç dhe radikali Sheshel, ka tronditur kolegët e tij, pasi ka bërë thirrje për paqe me Kosovën. Në seancën e 27 majit, deputeti i opozitës tha se nëse Serbia nuk ndihmon Kosovën të bëhet shtet, ajo do të bashkohet me Shqipërinë. Një fjalim brilant, me vokacion properëndimor dhe modern.

“Nuk mund të humbet ajo që në Kosovë kemi humbur. Nuk mund të humbet për herë të dytë. Sado që të jetë e rëndë nuk mundet. Dy herë në ujë të njëjtë nuk mund të qëndrohet. Por thuajeni atë që patjetër duhet të thuhet. Ne në Kosovë mund të fitojmë atë që asnjëherë si popull nuk e kemi pasur. Paqe president! Paqe mund të fitojmë!

Populli shqiptar është populli i fundit ballkanik që bëri luftën e tij për çlirim kombëtar. Për shtetin e tij kombëtar. Me më pak a më shumë gjak siç kanë qenë të gjitha luftrat në Ballkan. Neve na nevojitet paqe me shqiptarët. Para kësaj paqe, paqe me veten tonë. Të gjithë thonë hajde të presim edhe pak, hajde të presim. Asgjë nuk ka qenë e ngrirë në 10 vitet e kaluara. Serbia ka rënë, shoqëria shqiptare është zhvilluar nën presione.

Është deformuar pasi nuk ka mundur të gjejë perspektivë për lloj tjetër zhvillimi. Nuk do të flasim për statusin e Kosovës, por do të flasim për rrogat, statusi nuk është problem. Ne nuk kemi kohë. Patjetër që duhet të vazhdoni bisedimet. Haradinaj nuk dëshiron të shohë si Thaçi e bën Kosovën shtet. Por a është ky problem ynë. Nuk është problem ynë, por i tyri.

A e ka shfrytëzuar dikush problemin e tyre që të minonte bisedimet? Po! Dikush ka Brexit pas qafe, dikush dramën e përgjakur ballkanike përsëri në shekullin e 21. Nëse nuk ndihmojnë Kosovën të bëhet shtet normal, do të bashkohet me Shqipërinë. Pastaj do të hapet problem me Maqedoninë”, ka deklaruar ai.

Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviç ka mbajtur gjithmonë qëndrime pro dialogut dhe paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai njihet për gjuhën e tij të moderuar dhe proeuropiane. /Gazeta Shqip



5 Comments

  1. Eshte politikan i jashtezakonshem.
    I kane plas edhe tritolin , se keto gjera i thoshte edhe kur paralimitaret akoma vinin verdalle neper rruge.
    As Ne dhe as Kosova nuk e kemi nje politikan te tille. Kemi vec Tos Lubonjen, por ai e ka gjuhen me te lire se nje politikan.

  2. Cfare cuni kampion. Sa mire kalohet jeta kur je miq me komshijt. Fjalimi me mendjehapur qe kam degjuar nga i gjithe rajoni kete dekade.

  3. Fjalim sic i takon nje politikani Europian . Shqiptaret Nuk urrejne popull , Nuk urrejne fe religion , urrejm mendjen e budallait te pa drejtat fyerjet ofendimet Dhe mos rrespektimin e popullit Shqipetar Ilir , Lufta kan ndodhur ne xhdo vend te botes, Dhe as nje luft nuk esht e mir , prandaj jemi popull Dhe ka dasht zoti kemi pasur Dhe do kemi popull qe ka derdhur Dhe do derdhi gjak per te drejtat e Veta per tokat e veta , i lehte ju qoft dheu . Ka ardhur koha e paqes bashkpunimit Dhe jo i frymezimit te urrejtjes gjer te femite dhe brezat e ri Po e pasojn kte gje .Stop mjaft budallikut Leni femite tane Dhe te juaj te mos kene urrejte por paqe ne shpirtin e tyre. Rrespekt politikanit Serb njerez te tille i duhen ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *