• |
ide | kryesore

Video/ Konspiracioni: diçka nuk shkonte me Joshua përpara ndeshjes me Ruiz

F1, Sport, Video



Bota e boksit ende reagon ndaj tronditjes më të madhe të 30 viteve të fundit, pas humbjes që Anthony Joshua pësoi në duelin me Andy Ruiz Jr, duke humbur titujt kampion bote në peshat e rënda. 29-vjecari është dërrmuar nga meksikani në raundin e shtatë në Madison Square Garden, duke humbur brezat IBO, IBF, WBO dhe WBA (Super) në debutimin e tij në ringun amerikan, gjë që i ka dhënë krahë teorive të konspiracionit.

Ishte një performancë e keqe për boksierin e lindur në Watford dhe tifozët ende nuk po e kuptojnë cfarë ndodhi. Megjithatë një pjesë e mirë e tyre janë të mendimit se dicka nuk shkonte me Joshua që përpara ndeshjes. Ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, që që faktohet me një video, ku britaniku ishte plotësisht i coroditur përpara se të niste ndeshja.

E nëse kësaj i shtohet edhe pyetja që AJ i ka bërë këndit të tij ‘përse ndihem kështu?’ në fund të raundit të gjashtë dhe inati që i ati i tij shprehu ndaj Eddie Hearn në fund të duelit, duket qartë se në këtë humbje ka dicka përtej asaj që duket.




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *