• |
ide | kryesore

VKM-ja për shembjen e Teatrit/ Aleanca: Nuk trembemi, gati për t’u përballur fizikisht

Lajme



Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj vendimit të qeverisë për ngritjen e një komisioni negocimi për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, të botuar ditën e djeshme në fletoren zyrtare.

Me botimin dje në fletoren zyrtare të VKM-së për ngritjen e komisionit të negocimit sipas ‘ligjit special’, Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë shpallur luftën përfundimtare jo vetëm Teatrit Kombëtar dhe interesit publik, por Kushtetutës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Nuk mjafton fakti që ‘ligji special’, i miratuar në fund të vitit të shkuar mbas dy refuzimesh nga ana e Presidentit dhe pas kritikave nga ana e Komisionit Evropian, është tërësisht anti-Kushtetues.

Nuk mjafton fakti që në VKM-në e botuar dje qeveria ka përfshirë paturpësisht të drejtën për të shpronësuar prona të tjera private ngjitur me Teatrin, në përftim të një kompanie tjetër private.

Nuk mjafton fakti që VKM-ja duhet të ishte botuar në fund të dhjetorit 2018, duke e bërë tashmë të pavlefshme ngritjen e komisionit.“- shkruhet në deklaratën e publikuar në llogarinë personale në “Facebook” të Aleancës, që rendit kështu një sërë faktesh në mbështetje të argumentit të paligjshmërisë së prishjes së Teatrit ekzistues.

Pavarësisht këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, në qendrimin e Aleancës shprehet gatishmëria dhe zotimi për t’i shkuar deri në fund betejës 18-mujore në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke mos përjashtuar as përballjen fizike me ekzekutivin. “E megjithatë, ne nuk trembemi! Kemi qenë të bindur që kur e nisëm këtë betejë, thuajse 18 muaj më parë, se një ditë do na duhej të përballeshim qoftë fizikisht me qeverinë. Sot, jemi të bindur më shume se kurrë se kemi me vete të gjithë ata qytetarë që kanë kontribuar ditë për ditë në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Sot, jemi shumë më shumë seç ishim kur filloi kjo histori, e prandaj jemi të vendosur ta mbrojmë Teatrin deri në fund.”- shkruhet ndër të tjera në deklaratë.



2 Comments

  1. Aleanca turko-osmane bejini thirrje guerilasve te salihut shpellaret e lulu tju bashkohen ke lufta trup me trup,pastaj kerkoni dhe ato cecenet qe kane zaptuar tokat e te tjereve te astiri dhe ne fund kerkoni dhe zarfat me euro qe luluja ja u ka premtuar vetem qe ju te beni rrumuja per llogari te salihut,pastaj teatri do shembet dhe do ndertohet i riu qe tirona e kerkon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *