• |
ide | kryesore

Vritet me armë në oborrin e shtëpisë anëtari i partisë së Merkel-it

Planet



Anëtari i Unionit të kristiandemokratëve në Gjermani (CDU), Walter Lubcke, 65 vjeç, është vrarë mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas njoftimit dhe të dhënave paraprake të Policisë gjermane, 65-vjeçari është qëlluar në kokë me një armë me rreze të shkurtër, duke përjashtuar kësisoj nga hetimi pistën e vetëvrasjes. “Ende nuk kemi të dhëna për autorët dhe mbi të gjitha asnjë motiv.”- u shpreh shefja e zyrës së krimeve, Sabine Thurau.

 

 

Sipas raportimeve të rrjetit prestigjioz britanik “BBC”, Lubcke kishte marrë prej kohësh kërcënime me vdekje, si mbështetës i piketuar i refugjatëve në Gjermani, për arsye se ishte  shprehur publikisht për t’u ofruar atyre strehim. Pas këtyre kërcënimeve, kryetarit të këshillit të qarkut në qytetin Kassel, iu ofrua mbrojtje personale.

Megjithatë, një zëdhënës i këshillit të qarkut të këtij qyteti ka thënë për të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung” se kërcënimet kundrejt tij nuk kishin vazhduar. Ndërkaq, forcat policore kanë rrethuar shtëpinë e të ndjerit për të kryer zbardhjen e rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *