• |
ide | kryesore

13 nëntor 2018/ Çfarë tha Astrit Avdyli në gjykatë për lidhjet me Vangjush Dakon

Lajme, Të fundit



Publikimi i përgjimeve pjesë e dosjes hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, të dyshuar për aktivitet në fushën e drogës, e të botuara në gazetën gjermane “Bild”, kanë rikthyer dhe një herë në vëmendje lidhjen e zyrtarëve socialistë në Durrës me elementë të krimit dhe ndikimin e këtyre të fundit në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Përgjimet vënë në dukje lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbana, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë Socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

Lidhjen me Vangjush Dakon, Astrit Avdylaj, e pohoi me zë një vit më parë. Me 13 nëntor 2018, në seancën në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda që zhvillohej ndaj tij dhe 27 personave të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”, Astrit Avdylaj do të deklaronte para trupës gjykuese shprehimisht: “E kam mik Vangjush Dakon, kam folur me të se kam besuar tek programi i tij ndaj aty qaj hallin”, – citon Oran News.



4 Comments

  1. Me kete fjali te thene ne gjykate Dako duhet te denohet 25 vjet burg kurse lulu qe dha urdher per te vrare 21 janar te bejme hero te demokracise per dosjen,masturbohuni o shpellare deri me 8 qershor

  2. Te shikosh opinionin ne klan te iken truri sa i stepur rri ky kryetari i bashkise ne telefon para ketyre gazetareve……. ne vend te thote rri me ke te me doj trapi, pi kafe me ke te me doj trapi, ne vend te shaj bashen qe do pushtet mbi keto pergjime kot, rri ju pergjigjet si qofte…… ptu fryks…..

  3. E marre si nje e tere, biseda e Dakos me z. Avdylaj eshte njelloj si te flistr vartesi me shefin. Po te ishte reale, nje nder personazhet me te spikatur te letersise shqiptare Don Kishoti, do te thonte se kjo bisede ishte e njellojte me bisedat qe bente ai me shqytarin besnik Sancho Pancho apo ne ndonje rast edhe me vete Rosinantin. Per ngjarje dhe biseda te tilla jane bere shpesh edhe filma dhe kete e konfirmoj edhe une Dylqinja e Tobozes.

  4. Sa per 8 qershorin qe po vjen dhe per 21 janarin e 2011 nuk jam kompetente te flas, por personazhi i shquar i letersise oraniane, Uriah Heep, mund te jape nje vleresim me te sakte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *