• |
ide | kryesore

Agnelli imitues i strategjisë Perez: pritet një emër i madh…

Sport



Në 12 qershor 2018, Real Madrid njoftoi në mënyrë surprizë Julen Lopetegui si trajnerin e ri. Pavarësisht se si shkoi më pas historia e një trajneri kombëtare të shndërruar menjeherë në një të falimentuar e dështak, Florentino Perez i kishte habitur të gjithë me mënyrën si lëvizi për të firmosur me teknikun e Spanjës. Ata më afër presidentit merengues, besonin se ëndërronte Maurizio Pochettino, me të cilin Perez kishte provuar me kontakte të vazhdueshme, por Totenhem nuk e liroi. Pikërisht, teksa tentonte të bënte transparencën, Florentino dhe lajmin befasues…

Të njëjtin system pune, apo manovre numri 1 i Real e bëri edhe kur Zizu u kthye në Bernabeu. Ishte ëndrra e madhe e Andrea Agnelli dhe kjo lidhje e dytë, në mënyrë të papritur me Madrid, i ka djegur në një këndvështrim të gjitha planet bardhezi. Asgjë konkrete, të paktën në dukje, deri kur mbërriti lajmi i jashtëzakonshëm: Zidane kthehet tek Reali, duke marrë vendin e Solari.

Dhe një strategji surprizë duket se është duke vendosur në skenë edhe Andrea Agnelli. Zërat për Pep Guardiola flasin edhe për një Manchester City të bezdisur nga situata. Fokusi i bardhezinjve mund të mos jetë aty. Në fakt mund të mos jetë edhe tek Maurizio Pochettino, të cilit Tottenham i ka propozuar një akord të ri dhe premtuar 4-5 përforcime për Spurs. Kështu të gjitha gjurmët, të cojnë drejt Maurizio Sarri. Por Chelsea dhe Roman Abramovic nuk duan ta lirojnë gratis, pa përmendur këtu që një dalje e mirë prej 5-6 milionësh, Juventus nuk ka ndërmend t’i paguajë. E në këtë pikë, Fabio Paratici ka folur për pritjen, por me ide të qarta. Florentino habiti botën e duket se edhe Agnelli po përdor të njëjtën strategji…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *