• |
ide | kryesore

Ambasadorët e BE e thonë troç në takimin me Hahn: Nuk hapen negociatat me Shqipërinë

Lajme, Të fundit

Vendet e Bashkimit Europian u shfaqën me qëndrime të ndryshme në lidhje me datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë një takimi jozyrtar të ambasadorëve të vendeve anëtare me komisionerin për Zgjerimin Johanes Hahn, nuk u ra dot dakord për një datë të mundshme për çeljen e negociatave. Një takim zyrtar më 12 qershor.

Vendet e Bashkimit Europian filluan diskutimin në nivel ambasadorësh mbi datën e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve Beta, në takimin joformal të ambasadorëve të vendeve anëtare me komisionerin për Zgjerimin, Johanes Hahn, nuk u ra dot dakord për një datë të mundshme për çeljen e negociatave.

Siç i tha një burim agjencisë, disa vende fillimisht ishin të mendimit për çeljen e negociatave për të dy vendet njëherësh, por më vonë ndryshuan qëndrim dhe theksuan fillimin e procesit vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe shtyrjen për në vjeshtë të datës për Shqipërinë.

Gjatë takimit u ra dakord që të nxitet drejtimi europian i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, por nuk u dhanë sugjerime konkrete.

Shqetësim për disa vende anëtare është dhe bllokimi i bisedimeve me Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të zhvillojnë një takim zyrtar më 12 qershor me qëllim për të arritur disa përfundime mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe mundësisht për të vendosur një datë për fillimin e bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Në lidhje me sinjalet që vijnë nga Brukseli ka reaguar kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Pas takimeve me krerët e Komisionit Europian, Zaev tha se mos çelja e negociatave nga ana e BE-së, do ta rrezikojë qeverinë e tij dhe mund të kthejë në pushtet opozitën nacionaliste. /Ora News.tv

9 Comments

  1. Po jane ne Gjume shume shqiptare.ambasador e ambasada..edhe shume Europian Negociatat jane hapur ne 2018.Pabuksa nuk na behet qefi,Por duhet ta shofim te verteten ne sy

  2. Dhe ju te lapsit jeni me krenare se kurre. Keni dhe ju kontributin tuaj sado te vogel ne mos hapjen e negociatave👏👏👏
    Andi nga ish pucist (sipas opozites) tani eshte revolucionar ne pengimin e hapjes se negociatave. Kesaj i thone per inat te sime vjehrre shkoj e fle me mullixhiun.

  3. Keto lajme qe vijne nga ”” Siç i tha një burim agjencisë se lajmeve””’ ,
    dhe mbi takime jo zyrtare , ””’Gjatë një takimi jozyrtar të ambasadorëve të vendeve anëtare me komisionerin për Zgjerimin Johanes Hahn, nuk u ra dot dakord për një datë të mundshme për çeljen e negociatave.””’, jane thjehst folkor politik i gazetarucave tane.
    Le te presim 12 qershorin kur do te jete nje takim zyrtar i ambasadoreve dhe atehere do ta marrim vesh sakte se si do te jete vendimi.

  4. Avash se kaluat ne ekstaze ju te lapsit nga gezimi,dilni dhe festoni me fishekzjarre per “suksesin”e madh te opozites,”bravo”Basha qe ia kalove edhe Esat Pash Toptanit me punen tende per te keqen e kombit Shqiptar,historia do ju mbuloje me turp mor tradhetar te poshter dhe dije mire se sado te perpiqesh ne burg e ka vendin babai jot Berisha dhe gjithe hajdutet,drejtesia vonon por nuk harron!

  5. Kur thuhet qe nuk u ra dot dakort per nje date te mundshme kete vere , nuk do te thote qe NEGOCIATAT NUK HAPEN.

    Pastaj do ishte mire te na jepni dhe nje cike te dhena se kush eshte kjo agjencia e lajmeve BETA sepse ne internet BETA na del se eshte nje agjenci mediatike Serbe me qender ne Beograd e cila eshte gjobitur disa here nga shteti Serb per lajme te genjeshterta .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu