• |
ide | kryesore

Flet gazetari i Bild: Përgjimet i mora aty, ju qeveriseni nga një mafia e korruptuar

Lajme, Të fundit



Gazetari Peter Tiede, i cili tronditi politikën shqiptare, me publikimin e 6 përgjimeve të reja nga dosja 339/1 ka dhënë një intervistë për emisionin Opinion. Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë situatë është pyetja nëse këto materiale janë autentike apo jo. Gazetari Peter Tiede këmbëngul se materialet janë të vërteta, nuk ka mashtrime dhe të gjitha materialet janë testuar.

“Burimet janë absolutisht të besueshme, janë burime shqiptare që na janë vendosur në dispozicion nga Tirana”, thekson Peter Tiede.

Në përgjime dalin lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

INTERVISTA

Përgjimet audio që ju keni publikuar në Bild kanë shkaktuar një furtune të vërtetë në Shqipëri. Herën e parë disa persona nga mazhoranca ju akuzuan si të paguar nga opozita.

Peter Tiede: Kjo është totalisht marrëzi, pakuptim. Unë jam një gazetar gjerman, jetoj në një vend të lirë dhe tek ne, gazetarët paguhen nga punëdhënësit e tyre dhe ky punëdhënës quhet “Bild” dhe jo opozita shqiptare. Unë madje, nuk njoh fare dikë nga opozita shqiptare.

A mbani ju përgjegjësi për autenticitetin e këtyre përgjimeve? Sepse në një situate krize si kjo që po kalon Shqipëria kjo mund të konsiderohet si një goditje e fortë.

Peter Tiede: Ky është material i vërtetë, nuk ka mashtrime ne e kemi testuar këtë material ashtu siç veprojnë, pra bëjmë gjithmonë me informacionet. Burimet janë absolutisht të besueshme, janë burime shqiptare që na janë vendosur në dispozicion nga Tirana.

Si gazetar me eksperience a mendoni se publikimi i këtyre përgjimeve do të ndikoje në qëndrimin zyrtar të Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe hapjes së negociatave?

Peter Tiede: Nuk mendoj se kjo është diçka që domosdoshmërish do të mund të ndryshojë qëndrimin e Gjermanisë, pasi për Gjermaninë ka rëndësi që Shqipërisë të mos i ndodhë e njëjta gjë si me Malin e Zi, që ndikohet nga rusët. Pra dhe ajo të mos ndikohet nga Turqia. Të gjithë duan ta kenë për vete Ballkanin, por për Gjermaninë rëndësi ka gjendja aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, me korrupsionin e madh që ka, me mungesën e lirisë së shtypit, me mungesën e gjykatave. Juve nuk keni madje as Gjykatë Kushtetuese. Me të gjitha këto Shqipëria kërkon ose përpiqet të anëtarësohet në BE. Ky është rasti aktual.

Si mendoni se duhet të reagoje qeveria shqiptare në një rast të tille? A keni patur raste të ngjashme dhe si është proceduar më vonë?

Peter Tiede: Qeveria shqiptare ndoshta nuk ka se si të mund të reagojë ndryshe, përveçse të pretendojë se gjithçka është një mashtrim apo një konspiracion i madh. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe ata gjermanë thonë krejt hapur dhe qartë që Shqipëria e ka humbur luftën. Aty qeveris mafia. Pra politika duhet ta ketë të qartë se çdo të thotë dhe çfarë është mafia. Në fakt ajo vetë është mafia.

Këto shkrime ishin të planifikuara apo erdhën si reagim pas shkrimit të parë për Shqipërinë?

Peter Tiede: Pasi qeveria juaj pretendoi se unë jam blerë dhe gjithçka është mashtrim, vendosëm të vazhdonim kërkimet dhe të vërtetonim se neve nuk na ka blerë askush dhe të gjitha këto informacione janë të vërteta.

Është e kote t’ju pyes për burimet e përgjimeve, por në Shqipëri ka dyshime dhe deklarata politike që një pjese e tyre janë pjesë e dosjeve që janë tek Krimet e Rënda. I jeni referuar me së shumti burimeve shqiptare apo atyre gjermane?

Peter Tiede: Burimet shqiptare. Prej andej e ka origjinën materiali. Materiali është i pranishëm edhe ne gjermanisht. Por siç e thashë, ai vjen nga Shqipëria dhe unë e kam marr nga Shqipëria

Ka shumë ish-oficerë policie në Shqipëri që kanë investiguar raste të implikimit të drejtuesve politike me çështje korrupsioni, te cilët tashmë kane kërkuar ose kërkojnë azil politik në vende të tilla si Holanda, Zvicra apo vendet skandinave?

Peter Tiede: Kjo është një pyetje interesante, përse duhet të përndiqen policë shqiptarë? Ju e njihni rastin e Saimir Tahirit apo të policëve nga Vlora, të cilët duhet të arratiseshin në Zvicër. Mund të marrim edhe rastin e policëve të tjerë që kanë ikur në Holandë apo të drejtorëve të klinikave spitalore të cilët kanë qenë të detyruar që të japin (lëshojnë) raporte mjekësore për kriminelët, me qëllim që këta bosë të drogës apo të mafias të dalin nga burgu. Përse duhet të arratisen këta njerëz? Përse përndiqen ata në Shqipëri? Dritan Zagani, apo policë të tjerë kanë qenë në burg pa një padi. Policët kanë qenë në arrest shtëpie dhe duhet të arratiseshin nga Shqipëria, pasi kanë dalë kundër politikës. Neve personalisht këto audio nuk na nevojiten, por mendoj se nevojiten për kolegët shqiptarë dhe për policët e guximshëm që kanë vepruar në mënyrë të tillë, që ato të publikohen.

Në përgjimet tuaja janë përmendur shumë emra të njohur. Si keni menduar të përballeni me ta në rast se do t’i drejtohen gjykatës?

Peter Tiede: Uroj dhe shpresoj që ta bëjnë këtë gjë, pasi kështu do dalin në gjyq dhe ne do të paraqesim provat. Edhe unë vlej si provë, sigurisht. Kështu gjykatësit do të vërtetojnë nëse unë gënjej dhe nëse ju në Shqipëri qeveriseni nga një mafia e korruptuar. Unë e di që kam të drejtë. /Opinion.al



22 Comments

  1. Ky ja nxiu faqen Rames. Nga sot mund te rri dhe 50 vjet ne pushtet, po veshtire se do takoje me ndonje politikan perendimor. Dyshoj nese edhe Gjukanovici do te jape ate kenaqesi. Veshtire t’i dali ne mbrojtje edhe Bruno Vespa kete rradhe. Goditja eshte shume e rende.
    Kam frike se do perfundoje duke thene fjaline e Haxhi Qamilit: Cme duhet Gjermania kur kam Shijakun

    1. Lesh lesh. Mbudhi mendjen vetes se sna bind dot. Trump tha grab em by the pussy edhe si hyri gje ne kembe. Ja prit tre dite

      1. T’i kapesh femrat nga pussy nuk eshte krim o Landi. Nuk e di nga i kap ti, por per ate pune keta burat e rilindjes edhe njeri-tjetrin nga pussy e kapin.

    2. Lexoj militantet dhe qesh. Ata te majtet mundohen ta harrojn, te djathteve u ka hypur nje entuziazem deri ne eksitim.
      O IDIOTA QE NUK MESUAT KURR. KETA KAN 30 VJET QE TALLIN K…N. SI TE MAJT E TE DIATHT. KURSE JU AKOMA KENAQENI OSE HIDHEROHENI ME BEMAT E TYRE. VAZHDONI SE KESHTU DO JU IK JETA HERE DUKE U EKSITUAR E HER DUKE U HIDHERUAR. suksese ne jet.

      1. E vertete qe 30 vjet jane tallur politikanet me ne, gje qe pak a shume behet kudo. Por tani po ndodh dicka e rralle. Po tallen kriminelet me politikanet; me ne po se po. Po keta kriminelet per dreq e kane humorin icik te rende, sidomos kjo rrace qe me kete licence qe i kane dhene edhe mund te na vrasin kot, per shaka. Kemi hyre ne stad tjeter, ku as nuk duhet qare, e as qeshur se nuk qajme dot, por duhet vepruar.

      2. Bravo bravo shyqyr qe po qesh se paske nevoje, si psikopat qe dukesh.
        E qeshura zevendeson edhe ilacet

  2. Ruset dhe Serbet po e bejne kete ne dem te Shqiperise. Rusi Rusi.
    Ama Edit do i qihet e zonja…
    Linda me tanga te Gjushi

  3. Bravo -bravo.
    Ngrihuni o te gjithe qelbesirat kunder gazetarit Gjerman.
    Mos harro o Muç Nona kalo pak nga Baton Hamuti e Mira Karzani.
    Bye Albania.

      1. Keni harru edhe Prec Zogajn, qe pas daljes tek ABC NEWS dje, mos u cudisni kur ta shikoni me nje super makine te re.

  4. Ne qeverisemi nga nje Koncesionar I mdyre.

    Kush I dha tager ketij Qelbesire te jape Rrugen e Kombit me Koncesion dhe te vendose pagesen.

  5. do ti rrujn trapin Edi Rames,,,ne fillim do kapen ata qe bene te rrjedhi ky informacion pastaj te tjerat,,Zgjedhjet do behen dhe PD+LSI do hane nje mut te madh..prap Rusia nuk do ja harrij qellimit ne Shqiperi.. do shofim cfare do bej Lyli te shtunen ne proteste dhe sa i vlen lekura

  6. Nuk kemi degjuar gje akoma! Ne ate dosje jane Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lindita Nikolla, Pjerin Ndreu dhe Paulin Sterkaj. Zoti ruajte shqiptaret se Shqiperine e mori lumi. E ka thene i madhi Konica: “Shqiperi te kam dhjere, s’te kuptova asnjehere”.

  7. 1. Ben biseden ne telefon Kryetari I Bashkise se Kavajes, diskutohen takime, emra.

    2. Kryetari deklaron qe eshte vetem kjo bisede, nuk ka te tjera, dhe se flet me qytetare gjithe kohen.

    3. Bie Zilja. Nuk e pyet per emrin fare, fare, fare. Duket qe e ka ne listen e kontakteve ne telefonin e Tij.

    4. Vazhdon biseda “smooth” SHOKU rilindas.

    Dhe mbrojtja behet: Une flas me qytetare.

    Ha ha ha

    Futi nje Koncesion tani, dhe fli gjume o militant rilindas.

  8. Një nga format më të ndyra për ta relativizuar fajësinë e veprimeve kriminale mafioze, është tendenca për ta shpërndarë njëlloj fajin tek të gjithë.
    Dëgjoj shpesh këto ditë në emisionet televizive shqiptare, që socialistët paturpësisht kujtonë se mund të mbrojnë qeverinë e tyre në aferat e saj me grupet kriminale mafioze, duke u justifikuar se “kështu ka bërë edhe Saliu”.
    Por kur vjen puna për ta argumentuar këtë me fakte, ju referohen vetëm dy ngjarjeve :
    Aksidentit tragjik të Gërdecit e pasojave tragjike të protestës së dhunëshme të 21 janarit të 2011.
    Aksidenti tragjik i Gërdecit është hetuar për një kohë të gjatë nga prokuroria shqiptare edhe me ndihmën e elspertëve të huaj kriminalistë, dhe është zbuluar se ai ndodhi nga pakujdesia një puntori që saldonte para fabrikës, kur toka ishte e mbushur me barutin e predhave të demontuara, të shpërndarë pa kujdes në ambjente të mbrendëshme e të jashtëme të saj. Pra ky ishte shkaku e përgjegjesitë drejtësia i gjeti tek mungesa e sigurisë duke arrestuar e dënuar të gjithë ata persona që kishin përgjegjësi për neglizhencën e tyre. Perveç akuzave subjektive politike “për vrasje” , jo vetëm drejtësia por asnjë qeveri e huaj nuk i vuri kujt gishtin si vrasës me qëllim.
    Ndryshe qëndron puna me 21 janarin dhe ai nuk është zbardhur akoma edhe sot plotësisht nga drejtësia.
    Si motiv i protestës së dhunëshme, u përdor nga Rama një video përgjim i ish zv.kryeministrit Meta, i publikuar nga një televizion i lidhur me socialistët, ku ai dyshohej se kishte përvetësuar në rrugë korruptive një shumë të madhe parashë. Në fakt kryeministri Berisha e detyroi Metën të jepte dorheqjen, dhe çështja e tij u hetua nga drejtësia që nuk gjeti fakte të mjaftueshme për ta dënuar,
    Ka ngelur enigmë fakti se përse u vranë 4 demostrues pasivë, pasi protesta ishte qetësuar e grupi prej rreth 300 protestuessish agresivë, ishte vënë në kontroll.
    Hetimet nxorën si përfundim se plumbat vrastare kishin ardhë nga “grupi i zjarrit” të gardistëve.
    Publiku shqiptar është informuar kohët e fundit se shefi i “grupit të zjarrit”, gardisti Malaj, është përzgjedhur nga Rama, më parë si shef lokal i socialistëve e tani i kandituar për kryetar bashkie.
    Rama ka deklaruar se ai ishte një i “infiltruar” nga socialistët në rradhët e Gardës shtetërore.
    Një paradoks i padëgjuar ndonjëherë në një shtet demokratik. Një parti opozitare bën rolin e drejtësisë duke infiltruar njerëzit e saj në strukturat shtetërore që më vonë u akuzuan për vrasje ?????????????
    Paradoksi tjetër edhe më i madh e më flagrant, ishte që Ilir Meta, personi që u bë shkaktar e i cilësuar si “hajdut me zë e figurë” nga Rama, e për të cilin u organizua ajo protestë e dhunëshme, me një darkë me ngjala, na u bë aleat qeverisës i Ramës për katër vite.
    Vihet shenja e barazimit pra midis “palëve” të së djathtës e të majtës shqiptare për krime, duke injoruar sëpari faktin historik se PS nuk është ndonjë parti e re, por ish Partia e Punës, një monoparti diktatoriale staliniste, të cilës ju ndryshua vetëm emri, por ruajti të njejtat struktura organizative e pati si elektorat vetëm nostallgjikët e diktaturës enveriste.
    Me të drejtë edhe nga analistë e politikanë të majtë, qeverisja aktuale, e vetëquajtura “rilindja” e Ramës, kritikohet me forcë për lidhjet e saj të hapura me botën e krimit
    Po tentohet të veçohet Rama si “tradhëtar” i socializmit duke e akuzuar me të drejtë si një kapitalist mafioz.
    Por a nuk kishte edhe në periudhën e qeverisjes socialiste, ashtu si Avdylajt e Shijakut sot, që bënin ligjin në disa nga qytetet e Shqipërisë ?
    A nuk bënte ligjin Zani Çaushi në Vlorë, Lul Berisha në Durrës, Kulla në Tiranë, Bare në Lushnje e Berat e banda të tjera që ishin të lidhura me socialistët ?
    Bandat kriminale të kohës së “rilindjes” janë sigurisht edhe më të rrezikëshme parsi janë pasuruar shumë dhe janë tepër të sofistifikuara, aq sa janë bërë problem edhe për antimafien botërore.
    Po me cilat “banda” kriminale të mafies mund të akuzohet sa ka pasur apo ka lidhje Partia demokratike ?
    Mund të ketë persona të veçantë me rekorde kriminale që ishin infiltruar në të djathtën, e pasi u larguan prej saj, na u bënë hapur socialistë.
    Ky është një fakt e jo një përceptim.

  9. Po ajo dosja e lulit per bashkine e tiranes kur doli para ne shtese nga 10 vota prapa ku eshte? Apo e ka djegur llalla ate?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *