• |
ide | kryesore

Flet kryebashkiaku i Shijakut: E vërteta e takimeve të mia me Avdylajt

Lajme, Të fundit

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani ka dhënë një prononcim me telefon për emisionin “Opinion” ku ka mohuar që të ketë marrë pjesë në takimin e thirrur në Durrës nga Astrit Avdylaj që u zbulua nga përgjimet e publikuara nga Bild.

“Jo absolutisht. Jam i bindur. Zotëria më ka telefonuar. Ai takim nuk është realizuar asnjëherë me mua. Unë i thashë kot “ok ok”. Ai thotë për një takim me drejtuesin e shtabit, zotin Dako dhe kandidatin për deputet Ilir Ndraxhi.

Ai është një qytetar që më ka njoftuar dhe unë nuk kam shkuar. Ju mund ta interpretoni si të doni, por unë nuk jam takuar asnjëherë me këtë dhe unë nuk kam qenë në takim. Në një moment njeriu është edhe i papërgatitur për një telefonatë të tillë.

Nuk jam thirrur nga prokuroria. Nuk mbaj mend që të kem komunikuar ndonjëherë me zotërinë në fjalë. Kam komunikuar me shumë njerëz. Nuk jam një nga ata njerëzit që ju mendoni. Nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk kam pirë asnjë kafe me këta njerëz” – tha Kokomani, por më pas nuk e mohoi takimin me Avdylajt.

“Në bashki kanë ardhur shumë njerëz. Nuk kisha arsye të mos i takoja si çdo qytetar tjetër sepse unë nuk kisha dijeni se me çfarë merreshin. Pse nuk jam kandiduar? Nuk kam marrë asnjë kërcënim në asnjë moment” – tha Kokomani.

PERGJIMI

Astrit Avdyli: Alo?
Ardian Kokomani: He mo
Astrit Avdyli: Si je kryetar?
Ardian Kokomani: Si ke qenë ti?
Astrit Avdyli: Mirë faleminderit, ca po bon?
Ardian Kokomani: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë?
Astrit Avdyli: Mirë, po a e di pse të mora unë?
Ardian Kokomani: Po…
Astrit Avdyli: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit
Ardian Kokomani: Po, po, të dëgjoj…
Astrit Avdyli: Unë, ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndrazhi), vëllai i Lirit dhe ju, do të pimë një kafe nesër në orën 10:00, prandaj të kam marrë sot
Ardian Kokomani: Nesër në orën 10:00 është ceremoninë te pallati i Kulturës se është ceremonia se ka vdekur Niko Bespalla dhe takohemi atje.
Astrit Avdyli: Do takohemi te një kafe, do sjellim edhe Paparitin që të jemi nesër, a më kupton
Ardian Kokomani: Pa merak…
Astrit Avdyli: Edhe sot ato dhe po diskutonim, ishte dhe Juli. Kështu që e kupton? Është ai, por të jesh edhe ti, e kupton…po nuk ishte ti, a më kupton
Ardian Kokomani:  Eeeee
Astrit Avdyli: Alo…ca më the?
Ardian Kokomani:   Pa merak, se atje do të jem në Durrës se do të jem edhe në Durrës
Astrit Avdyli: Mirë, ngaqë do ashtu që të jesh edhe ti më këto, a më kupton
Ardian Kokomani: Po, po
Astrit Avdyli: Mirë, pra faleminderit
Ardian Kokomani: Hajt, hajt

©LAPSI.al

5 Comments

  1. Vallahi o Llumi i Meros ke t’drejte!
    Pse kush Edi, Saliu qy nuk shiti asnje nga zinxhiri i krimineleve te gardes kur vrane ata gjynofqaret. Masanejta ene t’gjith filmimet i zhduku. Ksoj pune i thone po majte zagare mos lo n’mes kater rrugve ti shqyjne ujqit e cakejt.
    Emni Zotit, Sales po i lpive sumen te t’mro ene s’tle n’mes kater rrugve.

      1. Ore ti na myti mero llumi aq shume ua ke lepir koqet Berishes me shoke e aq shume ua ke marre ne goje sa ne çdo dy fjale njera eshte me gojore,dukesh qe je i perdhunuar qe ne djep….

  2. Si mund te jete drejtues I nje komuniteti ky me kete pamje! Ky as katundar s’mund te jete.
    Pale kjo prela, niveli me i ulet I intelektit te ketij populli, eshte prokuror! Mjere I madhi Faik Monica qe eshte shqiptar.
    Mjere ky vend qe krenohet me jo-shqiptare.

    ps VK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu