• |
ide | kryesore

Interi do të shesë Icardi: Wanda Nara brenda javës takim me Marotta

Sport



Menjëherë pas kthimit nga Tajlanda, Wanda Nara ka tashmë në axhendë, në ditët e ardhshme, një takim në selinë e Inter me Giuseppe Marotta. Argumenti i diskutimit do të jetë e ardhmja e Mauro Icardi me klubin zikaltër, që ka ndërmend ti theksojë gruas e njëkohësisht menaxheres së tij, vullnetin për ta shitur ish-kapitenin.

Sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, Icardi dëshiron të takojë në ditët e ardhshme presidentin Zhang personalisht: një mënyrë për të kuptuar se cilat janë shanset për të rivendosur raportet, duke patur parasysh vullnetin e tij për të vazhdaur eksperiencën e tij në Milano të paktën edhe për një vit. Për momentin, në fakt, nuk duket se ekzistojnë shanse të mëdha: ardhja e Dzeko është e menjëhershme dhe trajneri Antonio Conte ka kërkuar mbërritjen edhe të një sulmuesi tjetër, me shumë mundësi Romelu Lukaku.

Për klubin zikaltër zgjidhja ideale është shitja e argjentinasit brenda fundit të muajit. Zgjidhje e vështirë, sepse, si nga ana e lojtarit nuk ka nxitim për të ikur menjëherë, ashtu edhe sepse në horizont nuk ka oferta konkrete për numrin 9 zikaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *