• |
ide | kryesore

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve

Kryesore, Lajme



Sikurse kishte paralajmëruar gazetari Peter Tide, tabloidi prestigjoz gjerman “Bild” ka publikuar përgjimet mes Astrit Avdyllajt të grupit kriminal të Shijakut dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakos.

Përpos akuzave për vjedhje dhe blerje votash, përgjimet më poshtë tregojnë qartazi se si grupi i Avdylajve kishin influencë të fusnin edhe njerëzit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Lapsi.al ka rreshtuar më poshtë të gjashtë audiot e BILD me shpjegimet para.

Kliko këtu për të parë publikimet në BILD  

1. Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon Ivo Docin, drejtorin e ndërmarrjes komunale të Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve në qytetin e Durrësit, dhe e pyet atë lidhur me votuesit e opozitës (të Partisë Demokratike), që janë të punësuar në institucionin që Doci drejton, me qëllim që Astriti të vijë dhe “t’i shkundë pak”, në mënyrë që ata të votojnë për Partinë Socialiste, ose në të kundërt të pushohen nga puna. Toni nënshtrues i Docit ndaj bosit të krimit, Astrit Avdylaj, tregon për fuqinë që ky i fundit zotëron dhe për përgjegjësitë që ai ka patur në fushatën e PS-së.

2. Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon kryebashkiakun e Shijakut për të caktuar një takim me të, me Vangjush Dakon dhe me “Lirin” (Ilir Ndraxhi), një person që grupi kriminal i Avdylajve kërkon që të vendoset si kandidat i PS-së. Takimi mbahet me një synim: finalizimi i marrëveshjes që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat për deputet i PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së plotë të këtij klani në fushatën elektoralë të PS-së në Durrës.

3. Në videon më poshtë dëgjohet kreu i grupit kriminal në Shijak, Astrit Avdylaj që telefonon Arjan Ndraxhin, vëllain e “Lirit”, deputetin e ardhshëm të PS-së.

Siç shpjegon “BILD”, grupi kriminal i Avdylajve i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama nëpërmjet kryebashkiakut Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të renditet në listën e kandidatëve për deputet të PS-së në qarkun e Durrësit. Në këtë bisedë, bosi i krimit Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit potencial dhe e pyet nëse i vëllai “Liri” ka marrë ndonjë telefonatë “nga lart” për t’u konformuar si kandidat i PS-së. Më tej, Astriti zotohet se ata do të punojnë shumë fort për të surprizuar “të gjatin” (Edi Ramën) me një rezultat pozitiv “10 me 0”.

Disa ditë më pas, Ilir Ndraxhi është konfirmuar si kandidat për deputet i PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së tyre në fushatën elektorale të PS-së në qytetin bregdetar. Elton Arbana, kryetar i komunës në Shijak, është përmendur gjithashtu në bisedë si një kandidat për deputet për të cilin grupi i Avdylajve po përpiqet ta fusë në listën e PS-së, por renditja që ata po diskutojnë lidhur me të nuk është shumë e favorshme ( i 10-i ose i 11-i).

Më pas marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk u përfshi në listë, por iu premtua “diçka më e mirë”. Elton Arbana është sot kandidat i PS-së për bashkinë e Shijakut në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

4. Në këtë përgjim, Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon kandidatin e PS-së për bashkinë e Shijakut, Elton Arbanën. Me një ton të zemëruar, Avdylaj telefonon Arbanën dhe i thotë atij se inspektorët e INUK janë duke u vendosur gjoba disa njerëzve në Sukth dhe se ai nuk po arrinte dot që të komunikonte me “Gjushin” ( Vangjush Dakon) për t’i kërkuar atij që t’i ndalonte, për arsye se kryebashkiaku ndodhej bashkë me kryeministrin Rama për një udhëtim në Zvicër.

Kur Arbana pretendon se ai nuk ka autoritet për arsye sepse është hequr nga detyra në Inspektoriatin e Ndërtimeve, bosi i krimit Avdylaj i kërkon atij që të telefonojë inspektorët për t’i ndaluar dhe për t’i qortuar, përndryshe do ta bënte ai vete. Në fund të telefonatës, Arbana bie dakord dhe i thotë Astrit Avdylajt se ai do t’i telefonojë ata dhe do të kujdeset për zgjidhjen e “problemit”.

5. Në këtë përgjim, është Astrit Avdylaj ai që e telefonon Dakon dhe e pyet për takimin me Ramën. Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën.

6. Në një nga video dëgjohet Astriti duke biseduar me një qytetar, ku në këmbim të votës i ofron edhe pagesë. Edhe pse nuk përmend shumë, ai këmbngul disa herë që të takohen dhe të pinë kafen, çfarë nënkupton ti jap edhe paratë.

©LAPSI.AL 



28 Comments

    1. Ore njerez keto gjera i dim me mire se ky gjermoni ne, se ketu jetojm. Te gjitha palet kan ber nga keto lloj dallaveresh. Problemi eshte… Se kush do na drejtoj, edhe po iku palloshi i gjat. Luli… apo Mona… Bo Bo Bo Bo…

    2. Qe ne durres apo ne vende te tjera jane blere vota,si nga pd,ps,kjo dihet, ska nevoje te na e tregojne te huajt(nepermjet gazetarve shqiptare).Por nje gje me ben habi me keta te Pd-se tani.Kur Likja u kap ne pergjime ne 2009 me Kastriot Ismailajn duke I kerkuar 200.000 euro ,Pd jo vetem nuk kerkoi te arrestohej, por ndikoi qe dhe provat te asgjesoheshin.Dhe jo vetem kaq…ca dite me vone bene koalicion me Liken ne qeveri.Tani kerkoni largimin e Rames….

    1. Ta zeme se nuk ka ndikuar ne rezultat. Pyetja tjeter (per prokurorine) eshte: Cfare pune kishte ne hipoteke kryetari i bashkise me keto tipa. Qe duhen shume ket e kuptuam por prap lind pyetja.

  1. Mendoj se eshte vetem fillimi.Gjermania dhe gazetari Tiede kane shume me teper por ata gjejne momentin kur duhen nxjere ato.Sic duket Rames ju hap nje front i ri lufte krahas atijj ne Shqiperi.Dhe kete front te ri ai nuk mund t’a perballoje.

  2. Bobo çfare “surprize” se nuk e dime ne qe tash e 30 vjet ketu blihen e shiten vota nga te gjitha partite si majtas si djathtas,pastaj ky predikuesi i votes se lire L.Basha harroi qe i vodhi votat per bashkine e Tiranes live ne televizion dhe hapur pa ia bere syri terrt bashke me Ristanin te cilin me vone e shperbleu per sherbimin duke e bere deputet!!!imagjino te presesh nga Basha dhe Monika te ndertojne shtet ligjor dhe te drejte,kulmi i hipokrizise…

      1. e hengre tullumin e Xenit ti varikars 80 leksh. sa ka shku kuotacioni per nje fishekzjarr, po per nje molotov? rrot kari.

  3. Kan arrit deri aty sa tallin trapin(kriminelet) me ta(politikanet e rpjedhjes) por me e keqa eshte se keta te fundit po vejedhin mashtrojn dhe tadhin trapin me shqipetaret qe nuk po kuptojn gje ose jan shume te lodhur per te kupruar dhe per tu çuar e per tu treguar vendin qe meritojn ripjedhesave..!

  4. Opozita duhet te DEKLAROJE PUBLIKISHT se ca do beje :

    me reformen ne drejtesi
    me policine e inkriminuar
    me koncesionet e dhena
    me kanabizimin e vendit
    me krimin e organizuar dhe bandat qe kane ndare qytetet dhe shqiperine ne territore feudale
    ….

    ….

    ..

    me zyrtaret e korruptuar
    me ndarjen territoriale
    me reformen zgjedhore
    ………..

    ..
    .
    ..
    ..
    me reformen ne arsimin e larte
    me mediat kazan
    me oligarket
    ….

  5. Natyrisht qe te gjithe merobazistet dhe cendrifugistet do te shpotisin pergjimet dhe bisedat e kryera…
    Po cfare doni ju more komunista, qe te numerojne parate qe jane mdare per blerje votash???

  6. Se sa i rende eshte problemi, kuptohet po te lexosh komentuesit me pagese. Dihet qe gjithmone ka patur deformim te rezultatit zgjedhor, qe ka patur vjedhje votash, kercenime deri edhe vrasje ne qendrat e votimit. Gjate cdo qeverisjeje ka patur grabitje (fjala vjedhje me duket teper e bute) te fondeve publike, ndryshim te administrates pas cdo ndryshimi te drejtoreve apo ministrave, se pas nderrimit te pushtetit as qe behet fjale. Por problemi nuk qendron ketu, problemi qendron se ASHE erdhi me premtimin se ne do jemi ndryeshe, se do bejme mrekullira. Por ne ndryshim nga premtimet, gjithcka shkoi me keq se sa ishte me pare. Teoia “fajin e ka Saliu” eshte e djegur tashme. Cfaredo qe te kete bere Saliu, sot duket si loje feminore ne krahasim me cfare behet sot. Mos harroni se 21 janari erdhi si pasoje e publikimit te nje videoje ku behej fjale per 700 mije euro, krahasojeni kete vlere me 40 milione eurot e unazes, apo me vleren e rruges Milot Balldren, a nuk ju duken si kusure ato 700 mije euro? Ne kete kontekst mendoj se problemi kryesor qe kemi ne shqiptaret eshte se ne na duket e mire kur na grabit njera pale, por ama kur na grabit pala tjeter kalojme ne orgazem nga kenaqesia.

    1. Ai,ti mire e ke por problemi eshte se ne bulevard proteston pikerisht Saliu dhe Monika,gruaja e Ilirit,atehere pse duhet te besoj keta une?!apo çohu prift te uket hoxha ose hiqja prenes cutja lenes…

      1. Ata jane me keq, po qarkullimi ne vetvete eshte i mire. Vec qarkullimi mund ta pastroje disi kete ndyresi ne afat me te gjate. Alternativa eshte te rrije ky drogaxhiu gjate sa te filloje te dhitet ne breke sipas teje?

  7. Keta te PD-se koqe fare. Si nuk doli nje pergjim ku te kene blere vota mor aman? Qeken komplet prapa bote.

  8. Ta dine njerzia cfare sherbimi sekret gjerman ka per ta…..edhe fbi sigurisht. Ajo qe na habit eshte pse nuk veprojne. Popullin cope cope ku shejtanerit e kane katandisur presin?! A kane pak po pak fare njerzillek. Pse pak human nuk jane? Se ne dihet cfare jemi sa leme keta te na vjedhin te na varferojne te na shkatrojne gjithcka me nje injorance te tejskajshme.

  9. I paemer i ores 11:20. Ke te drejte deri ne nje fare pike, por a mendon se eshte mire keshtu? Pastaj ceshtja nuk shtrohet nese do dalesh ne proteste apo jo. ceshtja per t’u zgjidhur eshte nese duam te vazhdojme keshtu, apo do ndryshojme. Duhet ta kuptojne edhe Luli edhe Berisha edhe Monika, se nese populli ngrihet kunder KM aktual sot (nuk flas per lufte mos e keqkupto), ne te njejten menyre do te ngrihet edhe neser kunder tyre. E gjithe e keqja eshte se ngaqe ne nuk kemi kundershtuar, zullumi ka ardhur duke e trashur deri sa ka arritur ne kete pike ku shume thone “ishim mire kur ishim keq”

  10. sherbimet sekrete u kan lidh koqet me spango te gjith politikaneve shqiptar. te gjith jan brenda ne mut deri ne fyt dhe te gjith jan te shantazhueshem, keshtu qe nuk bejn me per politikan se veprojn ne baze te frikes. duhen shporrur njeher e me par te cilado ane qofshin. duhet nje vetting edhe per keta deri ne brezin e 7 te farefisit.

  11. Ai,jam shume dakort dhe mendoj qe zgjidhja e vetme e problemit eshte jo thjeshte retorikat Rama ik a ku di une,por ulja ne dialog me ndermjetesim nderkombetar dhe ndryshime rrenjesore te sistemit si te atij zgjedhor,gjyqesor,ndryshim kushtetute etj.Perndryshe po qe se do kete thjeshte rrotacion politik,pra iken Rama vjen Basha nuk do ndryshoje asgje dhe prape shume shpejt do jemi ne te njejten situate…

  12. Hajde Rama behu burre nje here ne jeten tende.publikoje dosjen e rruges se kombit dhe rihapni ceshtjen ne prokurori.eshte dosje e kopsitur me fatura dhe prova she basha I shpetoi me procedure se ishte semure.kokash hengshi te gjithe

  13. Llalla ka punuar mire per salihun dhe lulu te gjithe pergjimet jane dhene luluse te montuara sipas luluse dhe te derguara te bild nepermjet atij gazetarit qe po majmet nga zarfet e milionave te mara nga klani me famekeq i salihut Trusti i Geshtenjave

  14. Deghova dhe lexova deklaratat e prokurores dhe me erdhi ndoht nga vendi ku jetojme. Prokurorja e pergjithshme ne vend qe te mohoje dhe t’i nxjerre te pavlefshme ato perghime, vertetin fjalet e nje gazetari kazan te blere nga opozita. Ajo qenka krejt e paafte pasi nuk duhej t’i jepte vulen e vertetesise atyre pergjimeve. Me kete qe beri do i duhet te arrestoje Dakom se nuk ka rruge tjeter dhe me pas te jape doreheqjen

  15. Dosja 339, kauza e opozites e Lulit e Mones e Berishes. Vazhdojet me te njetat budalleqe. E torollisen gjithe dynjane. Kjo eshte si ajo furtuna ne gote, e krijuar nga hici. Tashme e bere e lodhshme dhe bajate. Ca i tha avdyli dakos!! Kjo ka qene shqiperia dhe me Salen dhe me Liken dhe me Nanon, kjo eshte dhe sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *