• |
ide | kryesore

Një video e re do të publikohet, numri 2 i Federatës braziliane: “Neymar duhet të mos luajë në Kupën e Amerikës”

Sport



Cështja Neymar, i akuzuar për përdhunim nga një modele braziliane, ka ndarë në dy fronte edhe Federatën braziliane të Futbollit. Numri 2, Francisco Noveletto, i ka kërkuar yllit të Selecao të bëjë një hap pas: “Neymar duhet të heqë dorë nga Kupa e Amerikës – ka thënë ai për tv brazilian SBT – Një video e re që lidhet me të do të publikohet së shpejti. Një filmim që do të vendoste në presion të madh psikologjik”. Krejt të kundërtën mendon kreu i Federatës: “Kemi besim të plotë tek ai”.

“Nëse Neymar vendos të luajë Kupën mendoj se Brazili nuk përfiton gjë – ka thënë Noveletto -. Zhgënjeu që në Botërorin e Rusisë, imagjino tani që ka këtë peshë emotive mbi vete. Besoj se të gjithë dio të gëzoheshin nëse vendos të mos luajë turneun”.

Presidenti i Federatës, Rogerio Caboclo, ka dalë krejt kundër zëvendësit të tij, duke i dhënë mbështetjen maksimale O’Ney. “Kemi besim të plotë tek Neymar, e njoh personalisht, si njeri dhe sportist – ka shpjeguar numri 1 i Federatës braziliane -. CBF po ndjek faktet me bindjen e plotë se do të sqarohet cdo gjë shumë shpejt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *