• |
ide | kryesore

Pas përgjimeve, njëri mohon vëllain, tjetri partinë, Dako gjithçka

Lajme, Të fundit



Kanë qenë “me pikatore” reagimet pas publikimit të përgjimeve të Avdylajve të Shijakut me zyrtarë lokalë të Durrësit. Personat e përmendur në përgjime kanë shmangur sqarimet dhe lidhjet me Avdylajt.

Deputeti i PS-së Ilir Ndraxhi ka thënë se “ende nuk është vënë në dijeni të përgjimeve” dhe mohon çdo lloj njohjeje me Astrit Avdylin, pavarësisht se vëllai i tij komunikon në përgjim me këtë të fundit në lidhje me futjen në listat e PS të Ilir Ndraxhit. Deputeti socialist mohon gjithashtu të ketë komunikuar me vëllain në lidhje me përgjimet.

Nga ana tjetër, Kryetari i Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje me Avdylajt dhe se nuk ka qenë në takimin që përflitet në përgjimet e nxjerra.

Në përgjime dëgjohet Kokomani në një telefonatë me Astrit Avdylajn ku ky i fundit i thotë: “Nesër kemi një takim në 10 të mëngjesit, unë ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndraxhi, deputet i PS-së), vëllai i Lirit dhe Jupi. Do të pimë një kafe nesër në Durrës në orën 10:00”.

Për këtë telefonatë Kokomani është shprehur se është ndjerë i bezdisur, madje shton se do të ishte dorëhequr në qoftë se Avdylajt do të kishin lidhje me fushatën e tij.

I pyetur për mos-rikandidimin e tij për bashkinë e Shijakut, Ardian Kokomani thotë se tashmë pas këtyre përgjimeve është e qartë pse ai nuk është rikandiduar. Kokomani lë të kuptohet se Avdylajt kanë një ndikim të fortë në vendimmarrje.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim si edhe më herët për këtë çështje.

“I pashë dhe i dëgjova përgjimet. Për mua janë diçka absurde, sepse unë jam kryetar bashkie dhe telefonin do t’ia hap çdo qytetari. Nuk kam asnjë koment. Kjo është çështje mediatike”, – shprehet Dako për Ora News.

Sipas kryebashkiakut të Durrësit u takon organeve kompetente për ta zgjidhur këtë çështje. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. ama mohoi te birin,ndrangji vella,enveri e beri bab stalinin siq beri dhe ruqi e babataku,xhafa e beri nen milladinin.kuku per ne.

  2. rama mohoi te birin,ndrangji vellan,enveri e beri bab stalinin siq beri dhe ruqi e baba taku,xhafa e beri nen milladinin.kuku per ne.nga muti ne mut po i qon edvini,enveri e kishte nga leshi ne lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *