• |
ide | kryesore

Pas publikimeve të Bild, reagon Bindja Demokratike: Qeveria të mbajë duart larg nga zgjedhjet e 30 qershorit

Lajme



Pas përgjimeve të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” ku qartë dukej ndikimi i grupeve kriminale në marrjen me forcë të votës në favor të Partisë Socialiste dhe kandidatëve të saj, reagon dhe partia më e re opozitare e krijuar, “Bindja Demokratike”. Kjo parti kërkon që qeveria të mbajë duart larg nga zgjedhjet e 30 Qershorit në qarkun e Durrësit dhe kudo tjetër në Shqipëri.

“Përgjimet e fundit të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” mbi fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ngre para nesh shqetësimin se mekanizmi korruptiv dhe kriminal për deformimin e votës, i përdorur në zgjedhjet e shkuara, është ende aktiv. Sepse në qendër të skandalit është kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ose hierarku më i lartë i Partisë Socialiste në gjithë qarkun. I cili, sipas të gjitha të dhënave tona, është edhe propozuesi i kandidaturave për kryetar bashkie në Durrës dhe në Shijak.

Fakti që në vend të Dakos është caktuar një grua shumë e afërt me të, nuk e bën aspak më të qetë dhe më normale garën për Bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, kandidatit i Partisë Socialiste për Shijakun, Elton Arbana, është një ndër personazhet kryesore që kanë dalë në përgjimin e publikuar nga prestigjiozja gjermane, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi fushatën që do të zhvillohet në këtë qytet.

BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron qeverinë që të mbajë larg duart nga zgjedhjet e 30 Qershorit në qarkun e Durrësit dhe kudo tjetër në Shqipëri.

Ajo njëkohësisht fton partnerët ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it që të rrisin vigjilencën dhe ta trajtojnë këtë qark si një zonë me rrisk të lartë manipulimi, që fillon nga shitblerja e votës e përfundon me aktivizimin e segmenteve të kriminalizuara të shoqërisë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve”, shkruhet në reagimin e Bindjes Demokratike.



5 Comments

  1. Nuk ka më shqiptar që të bindet se ju të “bindjes demokratike” nuk u bëtë paterica e Ramës e Gjushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *