• |
ide | kryesore

PD pyet: Pse po hesht Edi Rama?

Lajme, Të fundit



“Në vend që, sot, politikanët e kapur në shitblerje votash me krimin, të ishin me pranga në duar; në vend që Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të vihej në dispozicion të hetimit për zbardhjen e krimeve zgjedhore; Edi Rama urdhëron shantazhimin dhe kërcënimin ndaj gazetës gjermane BILD dhe mediave shqiptare që nxorën në dritë krimin zgjedhor”.

Kështu nis një reagim i Partisë Demokratike mbrëmjen e së mërkurës.

“Kërcënimet e shërbëtoreve të tij provojnë se Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim Vangjush Dako, Astrit Avdylaj, garantët e mosndëshkimit të këtyre krimeve elektorale, Arta Marku dhe Donika Prela, janë e njëjta dorë kriminale, pjesë e të njëjtit grupi të strukturuar kriminal që: vjedh votat, dhunon votuesit, manipulon hetimet dhe kërcënon mediat” – thuhet në reagimin e PD-së.

Sipas selisë blu, Edi Rama, përfituesi nga blerja e votave prej bandës së Avdylajve kërkon të blejë kohë, duke urdhëruar prokurorinë e kontrolluar prej tij, të artikulojë teza të rrezikshme për demokracinë në vend dhe lirinë e medias.

“Edi Rama vetë po hesht, siç bën gjithmonë, kur kapet me fakte në krim. Këtë radhë, as heshtja, as shërbëtoret e tij në prokurori, nuk mund të mbulojnë dot të vërtetën që tani ka marrë përmasa europiane: Edi Rama është një Kryeministër ilegjitim, që e ka shndërruar Partinë Socialiste në një strukturë të kriminalizuar, në shërbim të pushtetit të tij personal” – thuhet në reagimin e PD-së.

Partia Demokratike inkurajon gazetarët të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre për të informuar publikun mbi të vërtetën e tmerrshme se Shqipëria drejtohet nga krimi i organizuar. Sipas saj, as heshtja, as përdorimi i Prokurorisë, “nuk i jep dot më shumë jetë kufomës politike të Edi Ramës” dhe se “asgjë dhe askush nuk e shpëton dot atë dhe pushtetin e tij të inkriminuar”. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. edi rama do fitoje zgjedhjet mor shoku gazetar i karit. po dolen 50.1% e popullsise ne 30 qershor ne zgjedhje, hani karin ju kokpalaret. merrni sal malokun dhe lul mamqirin dhe digjini ne turre te druve. ju ka katandisur o te shkrete si lavire bulevardi, dilni cdo te shtune (jo me grate se ato i leni ne shtepi, qe tja u qime ne te rilindjes) po dilni dhe hidhni gure ndaj vendit tuaj se ju thote kari madh.

    1. Ty te qifsha motren fisin e Rama teqift ty motrat né te PD ju kemi qi si pedhja e ju qim prap po’ ti sei Ca’ esht realizmi po’ me 30 qershor asnji nuk del te qifsha librin e shpis

  2. Rama ose të shkruajë letrën e tetë të dorëheqjes ose me datë tetë do ta heqim me dru.

  3. Pse hesht mileti do ishte pyetja me vend. Se po te ishit ju te sakte ata nuk do guxonin te rrinin gjate neper karriget e tyre. Sa qeveri ndroi greku ne 3 vjet?

    1. Po ku jep dorehqje ky?! Sa me shume e merr vesh se cfare ben e ka bere, aq me e qarte del sepse nuk e jep doreheqjen. E ktheu partine socialiste tek origjina si organizate kriminale, deri ne piken qe i jep lista qytetaresh, per t’i shkundur, njerezve te denuar per vrasje. Ky eshte fundi! Nuk di cfare ka mbet me per tu bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *