• |
ide | kryesore

Përgjimet e “Bild”, deputetët e PS i kërkojnë llogari Prokurorisë për hetimin mbi dosjes 339/1

Lajme



6 përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” kanë shkaktuar debate në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ku disa deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar shpjegime nga Prokuroria për të informuar publikun lidhur me këtë çështje të një interesi të veçantë.

Njëri prej tyre, Fatmir Xhafaj, kërkoi që organi i akuzës të bëjë të ditur ecurinë e hetimeve sepse sipas tij tema në fjalë është duke u trajtuar si çështje pazaresh dhe thashethemesh. “Prokuroria të dalë dhe të thojë se çfarë po ndodh me hetimet kur ka çështje me interes publik. Duhet informuar publiku, nuk duhen trajtuar çështjet si pazare dhe thashetheme”, u shpreh Xhafaj.

Ndërkohë deputetja Vasilika Hysi shkoi dhe më tej duke kërcënuar me ndëshkime të parashikuara në ligj për prokurorët që nxjerrin sekretet hetimore. Në debat u përfshi dhe deputeti Spartak Braho, i cili tha se shumë prej prokurorëve janë të politizuar dhe publikojnë përmes medias informacione në bazë të interesave të tyre. “Kemi prokuror të politizuar të cilët i përdorin informacionet. Duhet manual i posacëm për rregullat e komunikimit. Gazetaret nuk kanë faj, këtë punë kanë të gerrmojnë. Ka bashkëpunetor hetimi që duhen ruajtur”, u shpreh Braho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *