• |
ide | kryesore

Rita Ora tregon sfidat në fillim të karrierës

Paparazzi, Slider



Fillimet e karrierës së saj nuk kanë qenë shumë të lehta.

Këngëtarja shqiptare ishte vetëm 16 vjeç kur mendonte se ia kishte dalë, por në takim me një studio muzikore, i thanë se ishte shumë e vogël. Këngëtarja ka dhënë një deklaratë për revistën “Cosmopolitan” për sa i përket vështirësive që ajo ka pasur në fillimet e saj të karrierës.

 “Prapa skenave kishte kishte shumë probleme politike që unë nuk i dija, por e bënin të vështirë që unë të isha vetvetja dhe të mund të luftoja për muzikën time. Unë kam bërë albume që asnjëri nga ju nuk do i dëgjojë ndonjëherë dhe kjo vetëm nga koha dhe njerëzit që thonin: ‘Kjo nuk bën, kjo nuk mjafton, kjo nuk është mire. Bëra gjithçka që ishte e mundur që qëndroja përpara fytyrave të tyre gjatë gjithë kohës. Thoja: ‘Nuk keni për të shpëtuar prej meje, nuk ka për të ndodhur’. Doja që të gjithë të mendonin që unë isha aty për të qëndruar.”- është shprehur këngëtarja.

Mund të themi se sakrificat dhe sfidat që Rita ka kaluar ja ka vlejtur, sepse është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe këngët e saj preferohen, dëgjohen anë e mbanë botës, pasi së fundmi dhe albumi i saj i fundit “Phoenix” ka marrë një sukses të madh dhe është më të dëgjuarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *