• |
ide | kryesore

Ronaldo shënon jashtë fushës: Kathryn Mayorga tërheq akuzën për përdhunim

Sport



Makthi përfundon për Cristiano Ronaldo. Në ditën kur flitet shumë për cështjen Neymar, nga Shtetet e Bashkuara vjen lajmi, që nëse konfimohet, mbyll përfundimisht historinë e përdhunimit të pretenduar të CR7 ndaj Kathryn Mayorga. Sipas asaj që bën të ditur Bloomberg, në fakt, mësuesja që në 2018 denoncoi portugezin e Juventus për përdhunim ka tërhequr vullnetarisht akuzën. Një problem më pak për Ronaldon, që mund të përqendrohet tani plotësisht tek Portugalia që në mbrëmj kundër Zvicrës luan finale e Nations League.

Sipas të përditshmes amerikane, duket se Mayorga ka firmosur “Voluntary dismissal” muajin e kaluar në gjykatën shtetërore të Las Vegas, në Nevada. Depozitimi i cështjes në gjykatë nuk qartëson nëse Ronaldo ka gjetur apo jo një akord me akuzuesen, por fakti që gruaja ka tërhequr akuzën e bërë shtatorin e kaluar, mbyll përfundimisht cështjen, që lidhet me 2009 dhe ka përfshirë 5 herë Topin e Artë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *