• |
ide | kryesore

“Sarri, atë gishtin e mesit ta fusë në…”: Ish-presidenti i Juventus i mbyll derën teknikut

Sport



Sarri tek Juve? Ish-presidenti bardhezi Giovanni Cobolli Gigli përjashton ardhjen e mundshme të ish-teknikut të Napoli në pankinën bardhezi për të zëvendësuar Allegri: “Si tifoz them jo, si drejtues ndoshta po. Sarri nuk ka klas, duke filluar nga tuta – ka thënë për Radio Kiss Kiss Napoli – Pastaj atë gishtin që i tregoi tifozëve të Juventus ta vendosë në vend tjetër. Besoj se avokati Agnelli nuk do ta kishte zgjedhur një si ai”.

Cobolli Gigli i referohet vigjiljes së ndeshjes Juve-Napoli të 22 prill 2018 kur Sarri, duke mbërritur në stadium me autobusin e të kaltërve i tregoi gishtin e mesit disa tifozëve bardhezinj. Në lidhje me cështjen, tekniku saktësoi se “nuk bëhej fjalë për tifozë, me të cilët bëri shaka në hotel. Ishte një grup personash që pështyu kundër autobusit tonë dhe fyen napoletanët. Gjesti ishte për ata”.

“E kuptoj që Sarri dëshiron të kthehet në Itali për ta parë mamanë, babain, vendin, por si tifoz do të mbetesha keq po ta shihja tek Juve – vazhdoi Cobolli Gigli në Radio Kiss Kiss Napoli – Pas një viti kontratë zbuloi se dëshironte të kthehej. Gjithcka nisi sipas meje nga Ronaldo. Erdhi dhe Juventus nuk arriti të bënte lojën që pretendonte. Tani shoqëria në emrat e Paratici e Nedved, po kërkon një trajner që të shfrytëzojë sa më mirë kapacitetin e Ronaldo, duke marrë vendime që mund ta kompromentojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *