• |
ide | kryesore

Shuhet vogëlushi Harry Shaw: kampioni i F1 Hamilton e bëri të lumtur sa mundi

Sport



Nuk ia ka dalë Harry Shaw, fëmija 5 vjecar i sëmurë rëndë të cilit Lewis Hamilton i dedikoi fitoren në Cmimin e Madh të Spanjës, duke i afruar tek shtëpia një model të Mercedesit të tij të F1. Vogëlushi, si kanë bërë të ditur familja e media angleze, është shuar si pasojë e një forme të rrallë tumorale nga e cila ishte prekur, Sarcoma e Ewing.

Harry, nga Redhill, në Surrey, ishte transferuar kohët e fundit nga spitali në shtëpi, për të jetuar me prindërit ditët e tij të fundit. Më shumë se 230 mijë stërlina janë mbledhur deri tani në emër të tij. Hamilton e kishte përfshkruar Harry si “ëngjëllin e shpirtit të tij”.

Mbërritja e Mercedes përpara shtëpisë, ka thënë Charlotte, e ëma e Harry “i dhuroi buzëqeshje në një moment në të cilin ishte vështirë të ishe i lumtur”. Prindërit kanë kërkuar të mos sjellin lule për Harry, por të bëhen donacione në favor të kërkimeve për kurën ndaj sëmundjes Sarcoma e Ewing.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *