• |
ide | kryesore

Si shiu pas të vjelave, Prokuroria e Krimeve të Rënda nxjerr një urdhër: Ndalohet publikimi i përgjimeve të dosjes 339

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi për publikimin e përgjimeve të dosjes 339, ku pëfshihen një sërë zyrtarësh të Partisë Socialiste. 6 përgjime u publikuan sot nga gazeta gjermane Bild dhe më pas u sollën edhe nga BalkanWeb. Sipas urdhrit të firmosur nga prokurorët Dritan Prenci dhe Valdimir Mara, nëse gazetari gjerman, Peter Tiede vijon të nxjerrë përgjime, ai edhe mund të ndalohet dhe dënohet në Shqipëri.

URDHRI

Në Tiranë, sot më 05.06.2019, ne Prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pasi jemi njohur me publikimin e pjesshëm në disa media elektronike të disa akteve hetimore, përfshi dhe përgjime audio, të kryera në kuadër të procedimit penal Nr.339 të vitit 2016;

Konstatuam

Më datë 27.12.2016, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është regjistruar procedimi penal Nr. 339, lidhur me veprat penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/a/2 të Kodit Penal.

Pas një hetimi proaktiv deri në muajin tetor 2018, i jemi drejtuar me kërkesë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për caktimin e masave të sigurimit personal për një numër të konsideruar shtetasish të dyshuar se kanë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/2, 33/a, etj, të Kodit Penal, të njohur ndryshe dhe si “Operacioni Vol Vo4”.

Menjëherë pas caktimit të masave të sigurimit personal nga gjykata dhe ekzekutimit të tyre nga Policia e Shtetit. Media të ndryshme kanë publikuar disa transkriptime të realizuara në kuadër të këtij hetimi dhe së fundmi edhe ëprgjime audio, të cilat na bëjnë të besojmë se kanë dalë nga kopjimi ose regjistrimi i bisedave që gjenden në CD-të bashkëlidhur akteve të këtij procedimi penal.

Nisur nga fakti se publikimi i akteve të mësipërme, cenojnë sekretin e hetimit paraprak lidhur me procedimin penal Nr.339, të vitit 2016, i cili nuk ka përfunduar akoma, çmoj se duhet ndaluar publikimi i tyre nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.

Në këto kushte, bazuar në kërkesat e neneve 103, 104 dhe 105 të K.Pr.Penale;

Urdhërojmë

Ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal Nr.339, të vitit 2016, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv. Ngarkohet me ekzekutimin e këtij urdhri Koordinatori për Mediat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Subjektet e procedimit penal, avokatët mbrojtës, etj, të cilët për shkak të cilësisë së tyre njihen me aktet e procedimit penal Nr.339, të vitit 2016, ndalohen t’i bëjnë publike ato.
Shkelja e këtij urdhri, personat përgjegjës i ngarkon me përgjegjësi penale, sipas nenit 295/a/3 të K.Penal.



10 Comments

  1. nga neser ndalohet edhe te pjerdhesh pasi ha fasule….

    Friedrich Nietzsche citon nje kinez te vjeter, i cili thoshte se” KUR NJE PERANDORIE I VJEN FUNDI, AJO KA SHUME LIGJE!”

  2. Hahahahahahhahahahh,urdheri eshte per te fshire menderen !!!!Do dale edhe “i gjati “dhe pastaj ndalojme !!!!Media eshte e lire,tani hani ate qe nuk thuhet Ju,pjerdhesa te Arta fshatare marku!!!!

  3. Arta kujdes Ulsin mos ma merzit..Se na behet shpejt xheloz..Ti e din per Cfare flas..Nese nuk eshte e vertete Hajde me arresto

  4. Kjo esht nje shkelje e te drejtes te gazetaris,gazetari eshte ne te drejten e ti te pupligoj cdo dekument qe esht ivertet.Prandaj populli shqiptar duhet te zgjohet ne mbrotje te demokracis para se te jet von dhe te kthehet diktatur plotsisht,nuk e di si do regojn diplomatet ehuaj per kete deklarat te prekoris opo kjo nuk esht problem rroft rreforma ne drejtsi qe ja pafshi hajrin qe po ju genjen bukur

  5. Detyren per te ruajtur sekretet e hetimin e ka prokuroria dhe jo gazetaret, gazetari po i ra ne dore lajmi e publikon pasi eshte edrejta e informimit por keta pallat nuk ruajn dote letrat dhe do fusim ne burg gazetarin gjerman, mos e kriani me mjellin e gjermanit o prokuror se do ju djeg bytha. Hajt suksese

  6. Nuk kemi degjuar gje akoma! Ne ate dosje jane Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lindita Nikolla, Pjerin Ndreu dhe Paulin Sterkaj. Zoti ruajte shqiptaret se Shqiperine e mori lumi. E ka thene i madhi Konica: “Shqiperi te kam dhjere, s’te kuptova asnjehere”.

  7. Dmth njoftimi I sabaut i Prokurorise Tirane, i drekes nga PKR, komisionit parlamentar dhe PPperkohshme, per “nxjerrje sekreti” nuk qendron. Pasiqe aktet e fashikullit gjyqesor ishin te aksesueshme ne Gjykate! Te gjithe me lart paskan nxituar , me veprime aktive kane shkelur ligjin duke shperdoruar detyren. Si te tille duhet te ndiqen penalisht. Po nga kush se? No sense juridike dhe injorance masive vetem si e si te deshmojne militantizem partial.

  8. Dmth njoftimi I sabaut i Prokurorise Tirane, i drekes nga PKR, komisionit parlamentar dhe PPperkohshme, per “nxjerrje sekreti” nuk qendron. Pasiqe aktet e fashikullit gjyqesor ishin te aksesueshme ne Gjykate! Te gjithe me lart paskan nxituar , me veprime aktive kane shkelur ligjin duke shperdoruar detyren. Si te tille duhet te ndiqen penalisht. Po nga kush se? No sense juridike dhe injorance masive vetem si e si te deshmojne militantizem partial.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *