• |
ide | kryesore

Zaev ndryshe nga Rama: Po nuk u hapën negociatat bie qeveria ime

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë në një deklaratë për mediat në Bruksel, se shtyrja e vendimit në parlamentin gjerman dhe datës për fillim të negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend. Edhe procesi i reformimit të qeverisë sipas kryeministrit maqedonas, varet nga vendimi për datën e negociatave.

“Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie qeveria. Kjo qeveri me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Ajo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe ajo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ai variant” – tha Zoran Zaev. Vetëm për Edi Ramën në Shqipëri nuk ndodh asgjë sido që të jetë vendimi i Këshillit Europian. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ndryshimi mes demokracise ne zhvillim dhe autokracise. Edhe hyni ne zgjedhje pastaj kunder ketij diktatori modern, tju vjedhje dhe breket bashke me votat

  2. Dakort me deklaraten e Zaevit por a eshte situata politike e Maqdonise e njejte me ate te Shqiperise!?
    Opozita maqedonase kerkon pushtetin ne tavoline ose ne te kunderten kercenon per lufte civile?
    Ju I lidhni dhe i zgjidhni problemet me pordhet e Saliut qe tashme ne pleqeri i eshte liruar rondelja e sumes dhe i leshon ne menyre te pa vullnetshme.

    1. Po c’lidhje ka me opoziten kjo o “mendjeholle” i fuges? Zaevi thote do jap doreheqjen se kam thene qe do hapen negociatat. Rama ka bere shume me keq, pasi ka thene qe negociatat jane hapur. Per kete duhet te kishte dhene doreheqjen dhe jo se ia kerkon opozita. Por ne jemi aq rende sa askujt ne Shqiperi me aq shume skandale sa ka Rama, as nuk i ka shkuar ne mendje t’i kerkoje doreheqjen per kaq “pak”. Edhe Maqedonia ka 1000 here me shume standart se Rama. Po qe per opoziten, Zaevi eshte edhe me i justifikuar te mos mbaje zgjedhje, sepse ish- lideri opozites eshte i denuar dhe ne ekzil dhe eshte faji i tij, e jo i Zaevit , qe nuk hapen negociatat.

  3. Ketij tonit i hipen…. qeveria po nuk u hapen negociatat, sipas nje fjale te urte qe “fajin e ka salihu”
    Me Salihun e ze gjumi Zahon cdo nate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *