• |
ide | kryesore

Ambasadori Soreca: Hapja e negociatave nuk do të thotë pranim në BE

Lajme



Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas zhvillimeve të bujshme në aktualitetin politik të vendit, përmes një statusi në llogarinë e tij personale në “Twitter”.

Soreca shkruan se çelja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, nuk nënkupton prani në Bashkimin Evropian. “Hapja e negociatave nuk nënkupton pranimin në BE, por do të thotë se vendi ka arritur një nivel të mjaftueshëm të përparimit në përparësitë kryesore”, shkruan ambasadori.

Ndërkaq, më datë 29 maj, Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian paraqiti progres-raportin për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, duke rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet me statusin e kandidatit, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë prezantimit të raportit vjetor të zgjerimit, eurokomisioneri Johanahes Hahn, vlerësoi ecurinë e këtyre dy shteteve në reformat e ndërmarra dhe në zbatimin e ligjit.

Sipas eurokomisionerit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë kryer disa arritje të rëndësishme, por mbetet ende për t’u bërë në drejtim të pëmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Europian në vitin 2018.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *